Rama: Dialogu Serbi-Kosovë jo vetëm në letër, kundër ksenofobisë në Ballkan

Publikuar tek: politike, më 12:27 27-05-2015 Rama: Dialogu Serbi-Kosovë jo vetëm në letër, kundër ksenofobisë në Ballkan Edi Rama

Edi Rama ka deklaruar sot në konferencën e përbashkët me kryeministrin serb Vuçiç se dialogu Serbi-Kosovë nuk duhet të mbetet vetëm në letër dhe se Shqipëria është kundër ksenofobisë dhe ndasive etnike në Ballkan. Por Vuçiç e ka shprehur sërish sot se mendon ndryshe nga Rama për Kosovën.

Fjala e Plotë e Ramës

“Me të gjitha nderimet protokollare dhe sot në harkun kohor të 6 muajve kryeministr bëri këmbimin e parë të vizitave pas një kohe të stërgjatë akulli mes dy shteteve tona. Për ne është një shenjë e padyshimtë e dëshirës dhe vullnetit të përbashkët për të sjellë dy kombet tona pranë njëri -tjetrit pavarësisht se jemi ende larg për gjithçka dakord. Por është shenjë e vetëdijes së përbashkët se sot shqiptarët dhe serbët kanë mundësinë historike të kthejnë paqjen e meziarritjes në këtë rajon në një paqe që ia vlen të jetohet.

Kemi sot mundësinë të bëjmë më të mirën tonë dhe njëri-tjetrit atë që francezët dhe gjermanët bënë për vetveten dhe evropën pas Luftës së Dytë Botërore. Vullneti ynë dhe qeverisë është i palëkundur për të çuar përpara rajon pa kufi. Të bien barrierat e trashëguara prej vitesh, historike, ekonomike, tregtare shoqërore e kulturopre. Të gjitha ato që kanë penguar deri më sot. Për të projektuar të ardhmen jo thjesht politikisht si një destinacion drejt BE por konkretisht përmes hartimit bashkërisht të projekteve në infrastrkturë, energji turizëm arsim e kulturë.

Jemi shumë të vegjël për të mos u bërë bashkë në përpjekje për të rritur ekoominë tonë dhe për të shumëfishuar energjinë në një kohë të sfdidave të rënda për secilin prej nesh dhe të gjithë së bashku, kam bindjen se suksesi ynë i përbashkët është e vetmja rrugë për kombet dhe vendet tona në këtë rajon. Fatet e vendeve të Ballkanit jkanë kaq të ndërvarura sa është e pamundur të imagjinohet që njëri të ikë përpara apo tjetri të mbetet pas apo tjetri të mbetet në rrugë. Sepse ne të gjithë jetojmë me një pjesë të tjetrit. Drejtimin e duhur për veten ta shohim të pandarë nga drejtimi i duhur për tjetrin. Dhe duke ecur veç e veç në drejtimin e duhur të integrimit në BE të bëjmë as më shumë as më pak për njëri tjetrin

Kurajo që Franca e Gjermania bënë të ecënin së bashku dhe kapërcenin lumenj gjaku duhet të na frymëzojë për ta kthyer këtë kohë të panjohur paqeje në fazën historike te ndërtimit të themeleve në paqe e harmonike ndërfetare dhe ndërshtetërore.

Historia e ndasisë mes nesh është e atillë që e bën paqen një përgjegjësi të përbashkët. Fakti që edhe një top futbolli rrezikoi të na çonte në pikën zero gjashtë muaj më parë ishte domethënës për peshën e rëndë të sfidës që përbën kthimi i saj në një fazë të re bashkëjetese.

E verteta se aty ku ka një vullnet të përbashkët ka edhe një rrugë të përbashkët vlen edhe për ne shqiptarët. Pavarësisht se ka mes nesh sa një mal lidhur me çështjen e Kosovës. Por kjo mosdakortësi nuk e zbeh vlerën e Serbisë dhe Kosovës që për ne është prologu i çeljes së kapitullit  të ri jo vetëm në marrëdhëniet mes nesh por edhe në historinë e rajonit.

Pa hapjen e dialogut mes Serbise e Kosovës procesi i nisur në Berlin nuk do të kishte qenë dot ashtu sikurse s’do të kishte qenë sot e mundur që të kishim hyrë në rrugën e bashkëpunimit për rrjetet e integruara. Për bashkëpunim frymëzues të Francës e Gjermanisë.

Rikonfirmoj vullnetin e plotë të palës serbe për të jetësuar plotësisht të marrëveshjes për njohjen e diplomave të të rinjve çka negociuam në Beograd . Ata presin më shumë nga kryeministri Vuçiç ashtu sikurse ne në Shqipëri presim që shqiptarët të bëjnë në jug të Serbisë të ketë trajtim dinjitoz si serbët.

Dialogu Serbi-Kosovë duke mbështetur kurajon dhe vullnetin e lidershipit të dy palëve duhet të përparojë me marrëveshjet e dakortësuara. Sepse ai dialog jetik s’duhet të mbetet në letër. Ndaj jetësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare sipas parimeve të gjithëpërfshirjes është domosdoshmëri jo thjesht për dialog por për fortësinë e dialogut reciprok për paqen e brishtë.

Ngjarja tragjike në Kumanove vërtetoi paqen e brishtë. Dhe është rasti për të riktheksuar se Shqipëria e sheh si interes të padiskutueshëm të saj në Maqedoni po njësoj  të rajonit dhe Evropës integritetin territorial. Qoftë cënimi i shtetit maqedonas dhe cënimi i demokracisë janë të papranueshme për ne. Ne duam që Marrëveshja e Ohrit të respektohet në frymë e në gërmë për ta zbatuar marrëveshjen mes shqiptarëve e maqedonasve. Ne jemi kundër çdo forme shfaqje ksenofobie e ndasie etnike dhe sot dua të theksoj se çdo vend në rajon të distancohet nga thirrje të tilla në Maqedoni apo në bBallkan. Ky Ballkan i përket të shkuarës dhe thirrjet e kësaj natyre nuk kanë të përbashkët me përpjekjet e Ballkanit të së nesërmes.

Popujt tanë e dinë fort mirë sesa e luhatur të jetë Evropa nga jashtë e brenda, BE është e vetmja hapësirë ku liritë e të drejtat njerëzore mund të jenë të shpëtuara nga kërcënimet.

E sotmja e Ballkanit është Evropa, e nesërmja BE-ja dhe për të gjithë ka vetëm një rrugë bashkimi i energjive tona për të rilindur ëndrrën tonë për të punuar me përkushtim, duke forcuar demokracinë në vendet tona. Duke u bërë bashkë për të mbrojtur nga çdo lloj kërcënimi gjeopolitik nga palë të treta jashtë Evropës dhe ato kërcënime terroriste për të prishur paqen mes nesh. Këto kërcënime për të nxitur konflikt në një rajon sapo kanë dalë nga historia e konflikteve, janë të patolerushme. Nëse për marrëdhëniet Gjermani -Francë me të drejtë janë boshti nuk do të ishte mungesë modestie që ne të kthejmë serbët e shqiptarët në marrëdhënie se nga historia e luftës mund të lindë paqja.

Kjo është koha që të tregojmë se ndërveprimi aktiv e në interes me fqinjët janë jo vetëm themeli i paqes por fuqia e vendit tonë për historinë e suksesit.

E shoh këtë vizitë si shenjë të ndërlidhjes me këto aspirata. Ndaj i mbetem falenderues kreministrit Vuçiç për vizitën në Tiranë dhe uroj intesifikimin mes dy vendeve tona dhe kthimin në një shenjë dalluese të kohës së re në Ballkan.

Lexo edhe: 

Vuçiç këndon himnin serb, Rama sheh nga qielli helikopterët (Video)

Vuçiç i referohet Kosovës si "Kosova dhe Metohija": Nuk pajtohemi. Rama: Njohja, çlirim për ju

Kryeministri serb poston në Twitter foton zyrtare të takimit në Pallatin e Brigadave

Vuçiç "zbardh" misterin e dronit: Ismaili shkaktoi incidentin diplomatik

Vuçiç:Krenar që jam i pari kryeministër serb që vi në Shqipëri. Faleminderit për mikpritjen

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Del foto e parë e takimit, Vuçiç në ‘’Twitter’’ sapo shkel token shqiptare: Me shpresë do jenë takime produktive
Vuçiç: Krenar që jam i pari kryeministër serb që vi në Shqipëri. Faleminderit për mikpritjen »
Article Logic
Execution time: 0.017938852310181
array(1) { ["section"]=> string(79) "rama-dialogu-serbi-kosove-jo-vetem-ne-leter-kunder-ksenofobise-ne-ballkan-12065" }