Rama-dibranëve: Investojeni votën në drejtimin e duhur. Deputeti: Krosi si gardh i shkulur, me zyrë në bashki e shtëpi në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 10:53 07-06-2015 Rama-dibranëve: Investojeni votën në drejtimin e duhur. Deputeti: Krosi si gardh i shkulur, me zyrë në bashki e shtëpi në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatin e ASHE për bashkinë e Peshkopisë, Shukri Xhelilin. Rama ju ka bërë thirrje dibranëve të investojnë votën e tyre në drejtimin e duhur, që projektet e planifikura për tu zbatuar në Dibër të bëhen realitet.

“Nëse nuk do të kishte rëndësi vota, sot Rruga e Arbrit do të ishte fantazmë fushate elektorale; sot nuk do të kishte filluar puna për urën që lidh Dibrën, Peshkopinë dhe Lurën; sot, 9 shkolla që janë rindërtuar nga e para, do të ishin ashtu siç ishin para 23 qershorit”, tha  Rama në Peshkopi.

Ndërsa deputeti i zonës Ulsi Manja ka sulmuar kryetarin aktual të bashkisë Ilir Krosin, i cili synon një mandate të katërt. Sipas tij, Xhelili është kandidati i duhur për bashkinë dhe  jo si “ai që është si gardh i shkulur me zyrë në bashki dhe shtëpi në Tiranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Kandidatët e PD-së, nuk mund të sjellin standard më të lartë se lagjet e kryetarëve me erë kanalizimesh
Meta: Sëshpejti ndërtojmë portin turistik të jahteve »
Article Logic
Execution time: 0.018379211425781
array(1) { ["section"]=> string(130) "rama-dibraneve-investojeni-voten-ne-drejtimin-e-duhur-deputeti-krosi-si-gardh-i-shkulur-me-zyre-ne-bashki-e-shtepi-ne-tirane-12897" }