Rama: Ditë e natë punë, në Fier për të shpërndarë ndihmat

Publikuar tek: politike, më 12:12 09-02-2015 Rama: Ditë e natë punë, në Fier për të shpërndarë ndihmat Rama me forcat e ushtrisë duke inspektuar shpërndarjen e ndihmave

Kryeministri Edi Rama, i ndodhur në Fier, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” se po vazhdon puna e përkushtuar për shpërndarjen e ndihmave tek banorët e përmbytur.

“Në zonën e përmbytjeve në FR ku vazhdon ditë-natë puna e përkushtuar për të magazinuar e shpërndarë ndihmat në çdo shtëpi të prekur nga uji”, shkruan Rama.

Sipas Ramës gjithçka po ecën sipas planit, dhe ‘’fazës 2’’, siç e ka cilësuar ai të përballimit të situatës së përmbytjeve. Vetëm disa minuta para këtij statusi Rama konfirmonte se do kujdeseshin që të gjitha familjet të merrnin kujdesin e merituar, ndryshe nga çka ndodhur më parë. “Gjithçka ecën sipas planit, çdo detyrim i fazës 2 është garantuar. Asnjë familje e prekur nga përmbytjet s'do mbetet pa kujdes si dikur!”, shprehet Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përshtypjet skandaloze të Pentagonit për “Mbrojtjen” e PD
LSI fillon fushatën për zgjedhjet vendore »
Article Logic
Execution time: 0.023716926574707
array(1) { ["section"]=> string(60) "rama-dite-e-nate-pune-ne-fier-per-te-shperndare-ndihmat-2806" }