Rama: Do zhdëmtojmë të përmbyturit në Vlorë e Fier

Publikuar tek: politike, më 15:25 05-02-2015 Rama: Do zhdëmtojmë të përmbyturit në Vlorë e Fier Edi Rama në Vlorë

Kryeministri Rama nëpërmjet Twitterit njofton se gjendet në qytetin e Vlorës, pasi ka kaluar në Fier. Kryeministri premton se do të përballohet fillimisht faza fillestare e përmbytjes, e më pas, kryeministri garanton qytetarët se pas përballjes me këtë fenomen, do të merren me zhdëmtimet.

“Në VL e FR për të ndjekur përballimin e fazës dhe siguruar të prekurit se pas kapërcimit të përballjes me natyrën, nis puna për zhdëmtimet” shkruan Rama, në orën 15.15 në Twitter.

Ndërkaq, edhe dy ministra të tjerë janë në terren për situatën. Në qendrat shëndetësore që në orët e para të mëngjesit ka mbërritur ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, por edhe ministri i Bujqësisë Panariti, duket se ka disa ditë që rri aty ndërkohë që ndonjëherë bën ecejake në Tiranë. Zhdëmtimi i atyre që janë prekur nga përmbytjet përmendet për herë të parë nga kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Bumçi: Eskpertizë ndërkombëtare për çështjen “Doshi”
Basha-Ramës: Je tollumbace që do plasësh »
Article Logic
Execution time: 0.42103314399719
array(1) { ["section"]=> string(54) "rama-do-zhdemtojme-te-permbyturit-ne-vlore-e-fier-2439" }