Rama: Doshi cënoi rëndë dinjitetin e qeverisë, të provojë akuzat në rrugë ligjore

Publikuar tek: politike, më 15:04 02-03-2015 Rama: Doshi cënoi rëndë dinjitetin e qeverisë, të provojë akuzat në rrugë ligjore

Gjatë fjalës së tij sot në Grupin Parlamentar të PS, Edi Rama është shprehur se deputeti Tom Doshi ua ka bërë të pamundur ta pranonjë në vazhdimësi si pjesë e griupit parlamentar, duke njoftuar në këtë mënyrë, përjashtimin e tij.

“Nëse qëndrimi i deputetit do të kishte prekur thjesht personin dhe dinjitetin e personit tim, unë sot do të kisha kërkuar mirëkuptimin tuaj për të mos mbajtur qëndrim të prerë ndaj tij. Por me akuzat e tij deputeti ka shkuar përtej personit tim dhe ka cënuar rëndë dinjitetin e këtij grupi e të kësaj qeverie”, ka thënë Rama gjatë fjalës së tij.

Në fund të flalës së tij kryeministri ka thënë se “duhet ti japim Tomës mundësinë të lirohet nga barra e kontratës që ka me grupin e me Partinë Socialiste, dhe të shkojë të provojë në rrugë ligjore vërtetësinë e akuzave të tij të papranueshme në adresë të qeverisë e të shumicës sonë parlamentare”.

Rama u shpreh krenar për reformat ndërmara nga qeveria të cilat sipas tij janë jetike për Shqipërine. “Kemi ndërmarrë reforma jetike për Shqipërinë që duam të bëjmë; reforma të shtyra pafundësisht në kohë me vite të tëra duke krijuar varfëri, papunësi, injorancë, korrupsion dhe, në tërësi, prapambetje të madhe të Shqipërisë”, tha Rama.

Lidhur me kritikat e deputetëve të PS gjatë ditëve të fundit, Rama tha se gjithkush mund të jetë vetvetja por askush nuk mund t’i imponojë grupit të dalë nga vetja.

“Në këtë grup, gjithkush mund të thotë atë që mendon për qeverinë. Por askush nuk mund të mendojë të thotë, as këtu dhe as në publik, se i ka shpallur luftë qeverisë.Në këtë grup gjithkush mund të shprehet lirisht për çdo ministër apo drejtues të lartë institucioni. Por askush nuk mund t’i japë vetes lirinë që të cënojë të drejtën e dinjitetin e kujtdo, dhe jo më të një ministri të Republikës së Shqipërisë apo qoftë edhe një të drejtuesi të një agjencie shtetëror.Në këtë grup gjithkush mund të ngrejë shqetësimin e korrupsionit dhe mund të flasë hapur, për çdo rast apo fakt konkret korrupsioni, me emër e mbiemër. Por askush nuk mund të ngrihet si i shqetësuar për korrupsionin, që t’i japë vetes rastin të flasë mbarë e mbrapsht për qeverinë, ministrat ose drejtuesit e institucioneve të shtetit

Në këtë grup gjithkush mund të flasë për çdo pakënaqësi që ka, lidhur me sa po i mbajmë apo nuk po i mbajmë premtimet ndaj elektoratit. Por askush nuk mund të shpërdorojë besimin e elektoratit për të cënuar qeverinë ose cilindo ministër apo zyrtar të shtetit, me shprehje ekstreme pakënaqësirash krejt personale:” ka thënë Rama.

Lexo edhe:

Ben Blushi sherr të ashpër me Ramën në mbledhjen e grupit parlamentar

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ben Blushi: U prish miqësia e dy shokëve të ngushtë, Rama të administronte situatën
Blushi-Ramës: Bëj zgjedhje në parti, e ke marrë peng PS-në »