Rama-Doshit: Denonco ngjarjen, t’ja tregojmë vendin Metës

Publikuar tek: politike, më 16:36 03-03-2015 Rama-Doshit: Denonco ngjarjen, t’ja tregojmë vendin Metës

“Të ka shpëtuar Zoti Tome. Çoje të penduarin tek Saimir Tahiri të bëj denoncimin dhe t’ja tregojmë vendin Metës”. Kjo ka qenë ajo çfarë i ka thënë kryeministri Edi Rama deputetit Tom Doshi më datë 30 gusht, në lidhje me atentatin e pretenduar të organizuar nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Është sërish Doshi ai që e deklaron këtë gjë nëpërmjet një statusi në facebook, ndërsa shprehet se një sasi eksplozivi ishte vendosur në makinën e tij, por urdhëruesi vendosi që të mos e shypte telekomandën që do ta shpërthente atë.

Ndonëse thekson se për Ramën do të ishte i vdekur nëse nuk do e shmangte vetë këtë krim, Doshi kërkon nga kryeministri që të largohet nga koalicioni me Metën, pasi është PS është e aftë të fitojë sërish zgjedhjet e vetme.

“Në datën 30 Gusht, në një takim me Edi Ramën, ai më ka thënë: ‘Të ka shpëtuar Zoti Tome. Çoje të penduarin tek Saimir Tahiri të bëj denoncimin dhe t’ja tregojmë vendin Metës’. Unë e çova të porositurin për krim në takim me Ministrin dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, i cili me dorën e tij ka mbajtur shënim çdo deponim që u bë. Saimiri më deklaroi që edhe kanë inçizuar bisedën. Nuk e di se çfarë ndryshoi më pas. Nuk e di pse Rama, Tahiri apo Prokurori nuk vepruan. Nuk e di çfarë pazari i ka ofruar Ilir Meta këtyre për të mosvepruar. Mosveprimi për të parandaluar apo hetuar një krim është i dënueshëm nga Kodi Penal dhe ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë”, shkruan ndër të tjera Doshi.

Lexo statusin e plotë të Tom Doshit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LSI, Manjani: Shantazhi mënyrë e papranueshme e të bërit politikë
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë vizitë në Tiranë, takohet me krerët e shtetit »
Article Logic
Execution time: 0.038417816162109
array(1) { ["section"]=> string(60) "rama-doshit-denonco-ngjarjen-t-ja-tregojme-vendin-metes-4886" }