Rama-Doshit: Sulmon për interesa personale

Publikuar tek: politike, më 09:21 26-02-2015 Rama-Doshit: Sulmon për interesa personale

Reagon kryeministri Rama në lidhje me kritikat dhe akuzat që deputeti i partisë së tij, Tom Doshi ka bërë këto dy ditë. Sipas Ramës, Doshi sulmon vetëm për interesa personale.

Mësohet se kryeministri Edi Rama ka mbledhur dje në kryeministri, në një takim me dyer të mbyllura, një pjesë të deputetëve të Shkodrës, Leshës, Tiranës dhe Fierit. Por nuk ka ftuar vetë Doshin. Në mbledhjen me Arben Ndokën, Paulin Stërkajn, Artan Gaçin, Pjerin Ndreun, Arben Çukon dhe Pirro Lutajn, Rama ka thënë se Tom Doshi akuzon pa baza dhe vetëm me një arsye, ato personale.

Siç bën të ditur edhe gazeta ‘’Panorama’’, Rama ka shpjeguar tek deputetët të gjithë kontekstin e zhvillimeve mes akuzave të Doshit dhe marrëdhënies Rama-Doshi. Rama ka thënë se është përpjekur të zgjidhë shumë nga kërkesat e Doshit, por disa nga kërkesat e tij nuk mund të plotësoheshin, sepse varet e ardhmja e PS-së për zgjedhjet vendore në Shkodër.

Mësohet se Rama e ka përparuar më tej sulmin ndaj Doshit, duke u thënë deputetëve të mos  lejojnë ‘’të fortët’’ të nxisin pakënaqësi të tilla.

Por deputetët e pranishëm kanë qenë vetë të pakënaqur me situatën, duke i thënë Ramës se po distancohet nga Grupi Parlamentar ,sidomos sa u përket zgjedhjeve vendore. Madje deputetët kanë gjykuar në takim edhe ‘’këshilltarë’’ të Ramës për krijimin e kësaj distance.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeparlamentari suedez Ahlin: Shqipëria në BE, por me kushte të plotësuara
Doshi i shpall luftë Ramës: Të bëjë transparencë. Drejtoresha e Tatimeve të tregojë lidhjet me vëllanë e saj sekser »
Article Logic
Execution time: 0.026324987411499
array(1) { ["section"]=> string(46) "rama-doshit-sulmon-per-interesa-personale-4462" }