Rama:Drejtësia jo mall që shitet e blihet.Tregon edhe bisedën konfidenciale me industrialistin italian, ja çfarë i kërkoi

Publikuar tek: politike, më 10:27 22-09-2015 Rama:Drejtësia jo mall që shitet e blihet.Tregon edhe bisedën konfidenciale me industrialistin italian, ja çfarë i kërkoi Edi Rama

Për Edi Ramën drejtësia nuk mund të jetë një mall që shitet dhe blihet dhe kryeministri, nga ajo që tha sot, po punon përditë për të bërë një sërë reformash e për të finalizuar një process që të përmbysë sistemin e korruptuar të drejtësisë. Për Ramën  “Shqipëria është vendi ku në Itali ëndërrohet”. Rama ka bërë edhe disa batutat të ‘’hidhura’’ me italianët. "Ju keni Leonardo da Vinçin, ne kemi Skënderbeun. Sigurisht ju i ngjani Leonardos, sa i ngjajnë grekët e sotëm Platonit dhe ne i ngjajmë Skënderbeut sa i ngjani juve Leonardos", u ka thënë kryeministri Rama.

Rama ka treguar edhe bisedën konfidenciale me një industrialist italian dhe ja çfarë i kërkoi kryeministrit.

 “Presidenti i industrialistëve italianë renditi disa kushte, të domosdoshme për këdo që kërkon sipërmarrje dhe më bëri përshtypje që taksat i vuri në fund. Foli për ''legalita'', domosdoshmërinë e një mjedisi ku rregullat e lojës të jenë të garantuara, ku konkurenca mos ndalohet të bëjë punën e natyrshme dhe të mos deformohet me ato që jemi ndeshur, me vendime gjyqësore tërësisht të papranueshme.

Po bëjmë një punë si asnjëherë më parë: nga njëra anë të krijojmë kushtet ku informaliteti mos të jetë një pengesë kaq serioze, ku Shqipëria të bëjë një reformë të drejtësisë dhe mos të jetë një mandat letrash më shumë në procesin e ligjvënies, por një proces për ta përmbysur sistemin e korruptuar të drejtësisë. Drejtësia mos të jetë më mall që shitet dhe blihet.

Presidenti foli për administratën, po bëjmë çmos ta shtyjmë drejt një faze të re. Kemi trashëguar një mal me borxhe ndaj sipërmarrjes me kontrata të papagauar. Në këtë pikë mora vesh që jemi të ngjashëm ku edhe qeveria në Itali ju ka borxhe. 720 milionë dollarë borxhe që për ekonominë tonë janë shumë.

Presidenti foli për transparencë, për ne është një proces që vazhdimisht do të rrisim transparencën dhe jemi në një moment kyc  të një lufte që nuk do të ndalet.

Presidenti foli për taksat dhe kushtet e punës. Shqipëria është vendi ku në Itali ëndërrohet, këtu është realitet. Në Shqipëri kemi një taksim 15% dhe kosto të punës, nuk do zgjasë pa fund se do rriten.

Unë i jam mirënjohës Markos dhe gjithë të tjerëve jo vetëm për çfarë kërkoni, por edhe ç'mund të sillni si dije, kulturë të sipërmarrjes dhe marrëdhënies me qeverinë. Në Itali keni një kryeministër që po bën çmos të jetë zëri i sipërmarrjes dhe ndërkohë që bën atë betejë atje, këtu e keni gati.”, tha Rama. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha-Ramës: Mos i zemëro demokratët, ta kanë treguar njëherë vrimën e miut, gati ta bëjnë përsëri
"Gënjen, nuk e ka shitur", PD publikon policën e sigurimit të mjetit të ministrit Tahiri »
Article Logic
Execution time: 0.021815061569214
array(1) { ["section"]=> string(126) "rama-drejtesia-jo-mall-qe-shitet-e-blihet-tregon-edhe-biseden-konfidenciale-me-industrialistin-italian-ja-cfare-i-kerkoi-21387" }