Rama:Drejtësia kontrollohet nga një koorporatë fitimprurëse. Jep edhe rastin e kafenesë në ''Myslym Shyri'' dhe rastin e inspektorëve në ‘’Top Channel’’

Publikuar tek: politike, më 11:35 01-09-2015 Rama:Drejtësia kontrollohet nga një koorporatë fitimprurëse. Jep edhe rastin e kafenesë në ''Myslym Shyri'' dhe rastin e inspektorëve në ‘’Top Channel’’ Edi Rama

Rama ka deklaruar sot se drejtësia po kontrollohet tërësisht nga një “Koorporatë fitimprurëse’’. Sipas kryeministrit, gjykatat, në krye të të cilëve janë gjyqtarët kanë dhënë e kanë marrë favore.

“Informaliteti ka agjenturën e vet, bashkëpunëtorët e vet me krimin e mospagimit të taksave dhe shkeljes së ligjit dhe njësoj si vëllezërit dhe motrat tuaja, të OSHEE-së, do shkojnë pas hekurave.

Dikush do thotë po ekzagjëroni me këto hekurat, unë jam i bindur nuk ekzagjëroj asgjë. Sikur këtu të funksioninin gjykatat dhe ligji, atëherë do kishim një problem serioz. Edhe kundër atyre që bilbilojnë kundër krimit dhe korrupsionit, edhe ata që hyjnë në minierë dhe shohin vdekjen…

Për sa kohë drejtësia është tërësisht e kontrolluar nga një koorporatë fitimprurëse që ka dhënë e marrë favore me ta, nuk kemi ç’bëjmë. Do pranojmë përulësisht edhe shumë shqiptarë që me shumë të drejtë ngrejnë gishtin e na thonë: dakord ai që vodhi energjinë, dakord ai që manipulon kasën fiskale, dakord ai që mbjell hashash, po ata që vranë, grabitën miliarda, po ata që hodhen në erë një gjysmë qyteti pranë aeroportit si ka mundësi që ata kanë marrë anën e moralit?”, tha sot Rama, duke rikujtuar 21 Janarin e Gërdecin.

“I kemi çuar Kuvendit një paketë të re. Unë mund t’i kuptoj nëse mund  t’i ketë shpëtuar syrit të një inspektori një kafene e fshehur në tymin e mjegullën në Lazarat, po si ka mundësi që në ''Myslym Shyri'' ka kafene të paregjistruar?

Keni gjetur sheshin tuaj dhe keni bërë përsheshin tuaj në Shqipëri. Të jeni të sigurt që ne do gjejmë këdo.

Na kanë tmerruar inspektorët e Tatimeve që shkonin te Top Channel, me xhupa lëkure, çantat e kambistëve, dhe jam i bindur që kur hapnin gojën ishin problem i madh edhe për inspektorët e zhurmave në kryeqytet. Sjellja e administratës duhet të jetë popullore’’, përfundoi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bilanci interesant i Blushit për qeverisjen e Ramës: “100 ditë selfie, 200 në avion, 300 në stadium dhe 400 në burg”
Avioni i drogës, Ristani: Autoritetet italiane zunë ngushtë autoritetet tona, “kumbarët” në polici »
Article Logic
Execution time: 0.020488977432251
array(1) { ["section"]=> string(149) "rama-drejtesia-kontrollohet-nga-nje-koorporate-fitimprurese-jep-edhe-rastin-e-kafenese-ne-myslym-shyri-dhe-rastin-e-inspektoreve-ne-top-channel-19673" }