Rama ‘dush të ftohtë’ Universitetit të Tiranës: Jeni bishti i fundit i kavallit në të gjithë Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 13:18 14-02-2018 Rama ‘dush të ftohtë’ Universitetit të Tiranës: Jeni bishti i fundit i kavallit në të gjithë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me senatin e Universitetit të Tiranës, ku në fokus të diskutimit ishte reforma e arsimit të lartë dhe vonesa e pagave.

Sa i takon reformës së arsimit të lartë, kryeministri ua bëri të qartë edhe një herë atyre pedagogëve që kërkuan këtë takim (të cilët nuk ishin prezentë) se askush nuk e merr peng këtë reformë dhe se universiteti ka më shumë probleme me vetveten, si autonomi që është.

"Askush nuk e merr peng dot reformën, as me shfaqje, aq me firma, apo shqetësime sado legjitime që të jenë. Kanë mundësi të shprehen në rrugën e kësaj reforme, se problemi më i madh që ka univeristeti është me vetveten sepse ka një sfidë të re që është autonomi e zgjeruar në letër.

Debati që do dëshiroja të bëja është cfarë do të bëjë qeveria më shumë për të garantuar këtë autonomi të zgjeruar e jo qeveria të ndërhyjë të ndajë ëngjëjt nga djajtë.
Vonesa e pagave është një shembull shumë i qartë i faktit që reforma është sfidë edhe për ne që e kemi udhëhequr e që e kemi kthyer në legjislacion sepse na ka vonuar ne si qeveri pas një debati mes ministrisë arsimit dhe finanacave, për trashëgiminë e grantit të pakushtëzuar”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për akreditimin e universitetit, një moment që Rama nuk kurseu edhe kritikat sa i takon rezultatit që mori nga një agjensi e huaj britanike.

Bëmë akredimit universitetit dhe nuk doli mirë. Akreditimi nuk e bëjnë ekspertët e PS, apo kushurinjtë e mi, por sfida është që në testimin tjetër vazhdon një storie me mujt e tjerë, jo u dha lekë, e su dha lekë, ca lidhje ka rektori me këtë punë dua ta mësoj sot. Uroj të jetë padia ime, por sido që të rrotullohet biseda, kjo është cështje që e zgjidh universiti.

Sot jeni bishti i fundit të universitetit të vendit bazuar nga ekspertët britanikë, kushuri nuk ka nga Britania që të kenë influencuar, është një nga agjensitë më të mëdha në botë për akreditimin. Prandaj i morëm që të mos dilnim kushurinj. Ua përsëris, jeni bishti i fundit të kavallit të univeristeteve të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Peshqit e mëdhenj”, deputeti gjerman: Nuk keni punuar mjaftueshëm
Rama sqaron pse u vonuan pagat e pedagogëve, zbulon sherrin mes dy MINISTRIVE: Vetëm njërës i jap të drejtë »
Article Logic
Execution time: 0.021343946456909
array(1) { ["section"]=> string(107) "rama-dush-te-ftohte-universitetit-te-tiranes-jeni-bishti-i-fundit-i-kavallit-ne-te-gjithe-shqiperine-110220" }