Rama dy ditë larg Facebook-ut, Berisha dy postime në ditë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:08 22-02-2015 Rama dy ditë larg Facebook-ut, Berisha dy postime në ditë

Kryeministri Rama është shkëputur prej dy ditësh nga rrjetet sociale, nuk e dimë nëse duhet të shqetësohemi, por këtë dritare komunikimi, duket se Sali Berisha nuk e lë të humbasë bosh.

Kryeministri Rama ka dy ditë pa postuar në rrjetet sociale, ashtu siç edhe duket nga data e postimit të tij të fundit më 20 Shkurt. Duke patur parasysh aktivizimin e madh të kryeministrit në rrjetet sociale dhe duke ndjekur vazhdimësinë e postimeve të tij, mund të themi se kryeministri ka vendosur një rekord të ri të qëndrimit larg Facebook-ut për dy ditë të plota.

Nga ana tjetër, ish kryeministri Sali Berisha duket se nuk e ka humbur energjinë e tij në aktivizimin në rrjetet sociale. Berisha sot ka postuar dy shkrime, po ashtu dje, pardje e në ditët e shkuara duke qenë gjithmonë i pranishëm te ndjekësit e tij të cilët nuk harron ti përshëndes asnjëherë. Edhe në raste të mungesës së zhvillimeve politike, Berisha e gjen mënyrën se si të jetë i pranishëm me postime kulturore apo sportive. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032164096832275
array(1) { ["section"]=> string(61) "rama-dy-dite-larg-facebook-ut-berisha-dy-postime-ne-dite-4153" }