Rama e bën gati oborrin për tifozët, Behgjet Pacolli përshëndet nga Kopenhageni

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:25 04-09-2015 Rama e bën gati oborrin për tifozët, Behgjet Pacolli përshëndet nga Kopenhageni

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në facebook, ku shihen përgatitjet që po bëhen për të pritur të gjithë tifozët që do ndjekin nga oborri i Kryeministrisë ndeshjen mes Danimarkës dhe Shqipërisë.

Ngjyrat rozë e PS-së ka përfshirë godinën kryeministrore dhe ambientet përreth, një zgjedhje kjo me shumë mundësi e vetë Ramës.

Ndërkohë, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka udhëtuar drejt Kopenhagenit për ta ndjekur nga stadiumi këtë përballje të rëndësishme për kombëtaren tonë.

“Jemi gati të dashur miq”, shkruan Pacolli, ndërsa poston këtë foto të tribunës ku do të qendrojë tifozeria shqiptare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12281584739685
array(1) { ["section"]=> string(84) "rama-e-ben-gati-oborrin-per-tifozet-behgjet-pacolli-pershendet-nga-kopenhageni-19979" }