Rama e bën pushim, ministri i tij ia mbath nga Tirana dhe gjen qetësi në Kalanë e Drishtit në Shkodër

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:22 16-04-2017 Rama e bën pushim, ministri i tij ia mbath nga Tirana dhe gjen qetësi në Kalanë e Drishtit në Shkodër

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka zgjedhur “të arratiset” këtë të dielë nga Tirana. Ai ka gjetur qetësinë larg zhurmës së kryeqytetit apo të politikës aktuale vetëm në Shkodër, në Kalanë e Drishtit.

“Escaping Tirana”, shkruan ministri në Instagram dhe e shoqëron me një foto të tijën teksa fotografon me celular natyrën dhe pjesën fushore të Shkodrës nga lartësia e kësaj kalaje.

Po ashtu, kryeministri Rama ka njoftuar se sot nuk do të ketë komunikimin javor në orën 17.00 si çdo të dielë për shkak të festës së Pashkëve.

Siç duket, kjo e dielë po shijohet më së miri nga të gjithë, pasi në një ditë të shenjtë si kjo nuk do kishtë kuptim të flitej për politikë dhe reforma. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020714998245239
array(1) { ["section"]=> string(106) "rama-e-ben-pushim-ministri-i-tij-ia-mbath-nga-tirana-dhe-gjen-qetesi-ne-kalane-e-drishtit-ne-shkoder-75363" }