Rama e Berisha bashkohen për trajnerin Gianni De Biasi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:08 29-03-2015 Rama e Berisha bashkohen për trajnerin Gianni De Biasi postimi i Ramës

Atë që ndoshta nuk ka mundur ta bëjë politika e ka  realizuar futbolli, duke bërë në një mendje kryeministrin Rama dhe ish-kryeministrin Berisha. Ata kanë shprehur mirënjohjen dhe urimet e tyre veçanërisht për trajnerin e kombëtares për fitoren 2 me 1 në Elbasan Arena në ndeshjen me Armeninë.

“Përgëzime dhe faleminderit nga zemra kuqezinjve! Respekt e mirënjohje shtetasit më të ri shqiptar, Gianni De Biasi “, shkruan Rama në rrjetet sociale.

"Kombëtarja jonë në lartësinë më të madhe në garën europiane! Fitore e shkëlqyer e merituar 2:1 për kuqezinjtë!
Urimet më të përzemerta ekipit fitimtar, golashënuesve Mavraj dhe Gashi që sollën fitoren, Cikalleshit, superyllit të ndeshjes, kapitenit Cana dhe në veçanti trajnierit shqiptaro - Italian, De Biasi! Urimeee”, shkruan ish-kryeministri Berisha.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024356842041016
array(1) { ["section"]=> string(59) "rama-e-berisha-bashkohen-per-trajnerin-gianni-de-biasi-7284" }