Rama e Bollino ‘’luftë’’ për femrat me Lu e Veliaj. Përplasen për ndërgjegjësim katër meshkuj

Publikuar tek: politike, më 09:32 17-10-2015 Rama e Bollino ‘’luftë’’  për femrat me Lu e Veliaj. Përplasen për ndërgjegjësim katër meshkuj Majtas: Donald Lu, Erjon Veliaj dhe Ilir Beqaj në aktivitetin e djeshëm, djathtas Edi Rama dhe Carlo Bollino

‘’Luftë’’ burrash shqiptarë, amerikanë e italianë për kancerin e gjirit të femrës në Shqipëri. Edi Rama e Carlo Bollino do të marrin pjesë në një aktivitet të ditës së diel, ndërkohë që kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe ambasadori amerikan Donald Lu morën pjesë ditën e premte, në një aktivitet tjetër të ngjashëm të ditës së premte.

Ambasada amerikane mbështeti një shoqatë për të zhvilluar aktivitetin e ecjes te liqeni, ku u ndërgjegjësuan gratë për kontrollet e gjirit. Në të morën pjesë edhe Veliaj, si dhe u shtua një burrë i pestë, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, por duket se një aktivitet krejtësisht i ngjashëm do organizohet 24 orë më vonë, sërish nga liqeni, sërish për ndërgjegjësimin, sërish për kancerin e gjirit, por ndryshe nga i pari që quhej ''Ecje për jetën'', do të quhet ‘’Vrapo për jetën’’.

Herët në mëngjes janë hequr materialet sensibilizuese të  shoqatës që u financua nga amerikanët me urdhër të kryeministrit Rama, pasi pronari i medieve Carlo Bollino do të bëjë aktivitetin ‘’Vrapo për jetën’’, nëpërmjet kompanisë së tij  ‘’Spazio Eventi’’me administratore Lindita Dode.

Kështu u hodhen në kosh materialet ndërgjegjësuese kundër kancerit të gjirit të shoqatës me mbështetjen e amerikanëve për pronarin e medieve Carlo Bollino.

Kompania e tij ‘’Spazio eventi’’ do të organizojë të njëjtin aktivitet, por do e marrë me ‘’vrap’’ dhe jo me ‘’hap’’, siç ambasadori amerikan Donald Lu, kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e kishin marrë dje.

Nuk dihet se ku i ka marrë fondet ‘’Spazio Eventi’’, nëse janë nga qeveria, apo kushedi ku janë gjetur, por inflacione të tilla aktivitetesh, brenda një harku kohor 24 orësh, me të njëjtën ide, nuk është se ndikojnë shumë te ndërgjegjësimi.

Do të qe mirë që ato para të përdoren për ide të tjera, ose së paku grave që duan të kontrollohen t’u ofrohen falas mamografitë pa shumë bujë ‘’Vrapi’’, ‘’Hapi’’, apo ‘’Kërcim së gjati’’.

{gallery}vrapoperjeten{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD i kërkon Metës heqjen e mandatit të Frrokut dhe Ndokës, ja letra e plotë e Ristanit
“Nëse qeveria mbyll Agon Channel, të fiket Top Channel”, Kreshnik Spahiu thirrje nga Kruja (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.018136024475098
array(1) { ["section"]=> string(94) "rama-e-bollino-lufte-per-femrat-me-lu-e-veliaj-perplasen-per-ndergjegjesim-kater-meshkuj-23324" }