Rama e kthen “Fishtën” në parlament, “blindohet” kompleksi pas 3 orësh mbledhje

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:38 07-09-2017 Rama e kthen “Fishtën” në parlament, “blindohet” kompleksi pas 3 orësh mbledhje

Dje u mbajt mbledhja informale e kryeministrit Edi Rama me ministrat e qeverisë në kompleksin “Fishta” në Velipojë.

Përreth tre orë, Rama është “kyçur” me të zgjedhurit e tij brenda kompleksit, larg syve të kamerave e gazetarëve por burimet i thonë newsbomb.al se në këto momente, shefi i qeverisë ka vendosur të bëjë një pauzë dhe i ka lënë të drekojnë ministrat.

Është mbyllur kështu “seanca e parë” e bisedimeve të qeverisë Rama dy ndërsa newsbomb.al raporton se do të ketë edhe një “raund” të dytë.

Vlen të theksohet se i gjithë kompleksi është nën masa të rrepta sigurie dhe janë së paku 50 forca policore që po mbikqyrinin ambientet ku janë vendosur zyrtarët e shtetit, raporton newsbomb.al.

Rama mesa duket ka vendosur ta kthejë “Fishtën” një parlament të vogël, vetëm tre ditë para së shtunës atëhere kur do të nisë edhe seanca e vërtetë parlamentare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036717891693115
array(1) { ["section"]=> string(80) "rama-e-kthen-fishten-ne-parlament-blindohet-kompleksi-pas-3-oresh-mbledhje-91425" }