Rama e mban fjalimin me Konicën: Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia dhe vdiq nga politikanët

Publikuar tek: politike, më 12:53 11-12-2015 Rama e mban fjalimin me Konicën: Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia dhe vdiq nga politikanët

Kryeministri Edi Rama flet për reformën në sistemin e adresave duke thënë se është bërë një punë e mirë, për faktin se më parë emigrantët shqiptarë vuanin 2 muaj dhe paguanin 48 euro për një certifikatë. Sigurisht që në fjalimin e tij, siç ka bërë më parë, i është referuar Faik Konicës. ‘’Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, dhe vdiq nga politikanët thoshte Konica, s’e jetoi tranzicionin po të gjithë ata që e jetuan janë të bindur se shpëtoi nga rastësia dhe politikanët e kanë vrarë’’, theksoi Rama.

Ja pjesë nga fjala e kryeministrit:

“Adresat, shëmbëlltyra e mungesës së shtetit. Për shkak të mungesës së një shteti serioz ka 25 vjet, çerek shekulli që ka humbur kjo pasuri të paçmuar. E di çdo shqiptar jashtë atdheut se ç'ka hequr për të marrë certifikatën, që ekziston.

Një prokurë familjes, familja në Prefekturë, të gjente përkthyes të autorizuar, në Ministri të Jashtme dhe më pas pëlqimin që të shkonte në gjendje civile. Njësoj si një i huaj. Më keq. Në kohën kur në Shqipëri kërkohej vizë. 2 muaj i kushtonte një të huaji që të merrte përgjigje, 2 muaj i kushtonte një shqiptari jashtë. Dhe kostoja e tij dhe familjarëve të tij përveç kohës dhe humbjeve, 48 euro. Atëherë me çfarë kurajo mund të thonë ata që qeverisën Shqipërinë 25 vjet, 23 që të jemi korrekt se kanë bërë shtet? Se kanë ndërtuar Shqipëri Evropiane?

''Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, dhe vdiq nga politikanët'', thoshte Konica. S’e jetoi tranzicionin po të gjithë ata që e jetuan janë të bindur se shpëtoi nga rastësia dhe politikanët e kanë vrarë.

Ne ndërtuam një Shqipëri që duket se i është vënë bomba fshatrave dhe nga ciflat janë ndërtuar shtëpitë lart e poshtë.

Popullsia e Shqipërisë është 4.4 milionë banorë.

Nuk dua të përmend se cilat shtete marrin shqiptarët dhe i numërojnë sikur i kanë të vetët ndërkohë që ne s’bëmë asnjëherë ndonjë përpjekje për të numëruar sa jemi dhe e mbajtëm kufirin 3 milionë, 3 milionë, 3 milionë...

Kjo ka një thelb shumë turbullues dhe shqetësues, por do duhej vërtet një refleksioni i thellë se çfarë e ka prodhuar këtë politikë armiqësore dhe nga ana tjetër nuk kanë bërë asgjë për të numëruar popullin e vet.

Edhe 4.4 milionëshi është i paprovuar statikisht. E vetmja e dhënë e provuar ’90-sot jashtë Shqipërisë është se kanë lindur 300 mijë bebe. Atëherë për ne ky ka qenë që në fillim një prioritet. Kjo është një reformë, puna për të cilën ka filluar që ditën e parë. Për t’i bërë gjërat me themel kërkohet kohë dhe punë këmbëngulëse.

Nëse jemi të pastrehë do të duhet të ndërtojmë një shtëpi nga themeli. Nuk mund të mbrohemi që ditën e parë nga bora, shiu, era, sepse ajo nuk është shtëpi, është një çadër mushamaje, duke shitur iluzionin se këto janë shtëpi.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studentja e Dhjetorit ’90 në foto me ish-kryeministrin Meksi e deputetin Shehi
Akademiku Qosja: “Rama po bën përpjekje historike “ por ja pse ndesh rezistencë sipas tij »
Article Logic
Execution time: 0.018517017364502
array(1) { ["section"]=> string(108) "rama-e-mban-fjalimin-me-konicen-shqiperia-lindi-nga-zoti-shpetoi-nga-rastesia-dhe-vdiq-nga-politikanet-27516" }