Rama e nis ditën me këtë imazh spektakolar, i fton të gjithë në Pallatin e Kongreseve (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:11 17-01-2018 Rama e nis ditën me këtë imazh spektakolar, i fton të gjithë në Pallatin e Kongreseve (FOTO)

Sot, më 17 janar shënohet 550 vjet nga vdekja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ky mëngjes për kryeministrin Edi Rama ka nisur ndërsa poston një imazh spektakolar, siç e cilëson shefi i qeverisë, imazh që tregon vulën e akteve shtetërore të Skënderbeut.

Për këtë Rama i fton të gjithë sot në Pallatin e Kongreseve për ta parë nga afër këtë imazh spektakolar.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë imazh spektakolar të vulës së akteve shtetërore të Gjergj Kastrioti Skënderbeut (që mund ta kundroni sot në sallën e krijuar enkas në Pallatin e Kongreseve, në këtë 17 janar të 550-të të vdekjes së Heroit Kombëtar), ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 rama.jpg 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.057856798171997
array(1) { ["section"]=> string(96) "rama-e-nis-diten-me-kete-imazh-spektakolar-i-fton-te-gjithe-ne-pallatin-e-kongreseve-foto-106853" }