Rama e nis ditën me lajmin e mirë: Shqipëria në axhendën e Europës këtë javë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:17 03-05-2017

Kryeministri Edi Rama e nis ditën e sotme me një lajm të mirë për Shqipërinë.

Sipas tij, 230 artistë të rinj nga 23 vende të Europës dhe Mesdheut u nisën këtë mëngjes nga Bari për të kthyer hapësirat e Tiranës dhe Durrësit në një Qendër Ndërkombëtare të Artit.

“Ju uroj një ditë të mbarë me këtë video mikpritëse dedikuar Bienales të Mesdheut - Edicioni XVIII që për herë të parë do të ketë Shtëpi të saj Shqipërinë. 230 artistë të rinj nga 23 vende të Europës dhe Mesdheut u nisën këtë mëngjes nga Bari drejt vendit tonë për të kthyer hapësirat e Tiranës dhe Durrësit në një Qendër Ndërkombëtare të Artit me 6 ditë ekspozita, koncerte, filma, performanca etj. Kjo ngjarje e madhe europiane e artit që e vendos Shqipërinë në axhendën kulturore të Europës për këtë javë, do të kulmojë më 9 Maj, në Ditën e Europës, me eventin përmbyllës në Amfiteatrin e Durrësit”, shkruan Rama në facebook, ndërsa poston edhe një video pasqyruese të këtij eventi.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017236948013306
array(1) { ["section"]=> string(81) "rama-e-nis-diten-me-lajmin-e-mire-shqiperia-ne-axhenden-e-europes-kete-jave-77271" }