Rama e plas në tavolinë: Unë e mora përgjigjen e VIDEO-s nga LABORATORI, dikush duhet të bëjë BURG

Publikuar tek: politike, më 11:53 16-05-2018 Rama e plas në tavolinë: Unë e mora përgjigjen e VIDEO-s nga LABORATORI, dikush duhet të bëjë BURG Edi Rama, kryeministër

Rama ka zbuluar para grupit të PS se audio-përgjimi i publikuar nga PD për vëllain e ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj nuk është i vërtetë.

Kryeministri tha se i ka ardhur përgjigja mbrëmë nga një laborator ndër më të mirët në botë që e vërteton këtë.

Sipas shefit të qeverisë tani është koha që dikush të përgjigjet me burg pasi ka marrë përsipër autenticitetin e videos, referuar kështu zyrtarëve të PD.

“Përsa i përket materialit për të cilin Saliu tha se është një material i regjistruar me kujdes, dhe tha nuk e nxjerrim dëshmitarin se kemi frikë se na e vrasin, unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore në laboratorin më serioz të botës, mua ajo përgjigje më mjafton, po bëj një parantezë jo për të vënë ulërimën kundër hetimit apo për të bërtitur montazh montazh por për t’ju thënë juve që nuk jemi përballë një prove por përballë një MASHTRIMI me një material jo autentik”, u shpreh Rama.

MË SHUMË NGA FJALA:

Akuza apo akuzat sot nuk vijnë nga organet e drejtësisë nuk kanë lidhje me të drejtën si vlerë por nuk mund të neglizhohen e as të lihen me sqarime. Në majën e thikës së tyre qëndron një material konkret që tashmë dikush duhet të përgjigjet me burg.

Sot ministri i brendshëm nuk duhet të përgjigjet as ligjërisht as moralisht. Ta marrim me radhë: Nga zbulimi i vendimit, s’ka patur asnjë kërkesë nga Italia për ekstradim, pavarësisht llogjeve, teorive të revulucionarëve që kërkojnë drejtësi por s’kanë lexuar në jetë një ligj të vetëm. Në mungesë të kësaj kërkese Shqipëria s’ka patur se si të veprojë, as në kohën e ujqërve kur është marrë vendimi, dhe as deri sot që ne qeverisim. Për ne dhe për mua askush nuk është mbi ligjin. Kjo vlen për vëllain e ministrit të Brendshëm që ka një dënim e sot ka marrë me këmbët e veta vendimin të shkojë të bëjë burg. Qeveria s’kishte si ta çonte në Itali duke shkelur ligjin.

Për mua s’ka pasur asgjë të panjohur në këtë histori dhe dua të bëj një parantezë, se bëhet fjalë jo për një vëlla dosido por vëllain e ministrit të Brendshëm. Unë personalisht s’i kam parë të lidhura këto dy gjera, çdokush mbi 18 vjeç varet me këmbët e veta, deri kur doli ky materiali s’ka pasur asnjë lloj dyshimi apo supozimi të lidhte veprën e njërit vëlla me veprimtarinë kurrë të kontestueshme të vëllait tjetër.

Lidhur me nenin s'kam ç’shtoj se është shprehur vetë BE. Ama çdokush që e ka ngrënë këtë llokum të zyrës së Shqupit të verë mend se në çdo rrjet social që herë tjetër mos e marin për budalla, as qoftja e Saliut, as llokumi i Monës.

Përsa i përket materialit për të cilin Saliu tha se është një material i regjistruar me kujdes, unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore në laboratorin më serioz të botës, mua ajo përgjigje më mjafton, po bëj një parantezë jo për të vënë ulërimën kundër hetimit apo për të bërtitur montazh montazh por për tju thënë juve që nuk jemi përballë një prove por përballë një MASHTRIMI me një material jo autentik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023312091827393
array(1) { ["section"]=> string(103) "rama-e-plas-ne-tavoline-une-e-mora-pergjigjen-e-video-s-nga-laboratori-dikush-duhet-te-beje-burg-120948" }