Rama e pranon: Isha në Nju Jork me Lindën dhe Zahon, vizita me shpenzime personale

Publikuar tek: barometri, më 08:36 14-09-2018 Rama e pranon: Isha në Nju Jork me Lindën dhe Zahon, vizita me shpenzime personale

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se ka qenë për vizitë disa ditore në Nju Jork të SHBA-ve, i shoqëruar nga bashëshortja, Linda dhe djali i vogël Zaho.

Duke iu përgjigjur akuzave të Bashës, se Rama kishte shkuar aty për të zaptuar truallin e Konsullatës Shqiptare e për të ndërtuar aty një gradaçelë, Rama u përgjigj shkurt “prandaj Duhet vettingu”.

Pjesë nga intervista me gazetaren Eni Vasili në emisionin e saj të ri “Open”:

Isha në Nju Jork, me Lindën dhe Zahon, dhe meqënëse ishte vizitë private ishte me shpenzimet personale.

PD thotë se keni shkuar për të zaptuar tokën e Konsullatës shqiptare dhe për të ndërtuar një grataçielë.

Pse duhet të shkoja deri në Nju Jork? Apo u nisa me parmendë nga Shqipëria?

PD thotë se keni bëtë shpenzime luksi..

Për këtë arsye duhet edhe Vettingu i politikanëve, sepse jam i bindur që është shumë e rëndësishme, të bëhet një transparencë e plotë për ato që thuhen e bëhen, e për të gjitha për atë që njerëzit meritojnë të dinë në lidhje me mua, apo kreun e opozitës. Të gjitha shpenzimet e mia familjare, deri në detajet më minimale janë të deklaruara, që nga dita e parë e politikës. Të gjitha shpenzimet e bëra nga unë familjarisht e burimet e të ardhurave e të gjitha çfarë ne kemi si familje janë të deklaruara deri në qindarkën e fundit. Jam më i interesuari në këtë vend që librat e llogarisë së politikave të jenë të hapura

Edhe udhëtimi me çarter te Ronaldo është regjistruar si dhuratë?

Të gjitha shpenzimet e bëra nga unë, familjarisht janë të deklaruara deri në qindarkën e fundit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.26626205444336
array(1) { ["section"]=> string(87) "rama-e-pranon-isha-ne-nju-jork-me-linden-dhe-zahon-vizita-me-shpenzime-personale-134260" }