Rama e pranon: Meta ka të drejtë të REFUZOJË dekretimin vetëm në KËTË rast

Publikuar tek: politike, më 21:49 08-11-2018 Rama e pranon: Meta ka të drejtë të REFUZOJË dekretimin vetëm në KËTË rast

Kryeministri Edi Rama insiston se Kushtetuta nuk parashikon refuzimin e dekretimit nga presidenti të ministrave. Sipas Ramës, ministrat nuk janë kandidatura.

Por në të njëjtën kohë, në emisionin “Real Story” Rama shtoi se presidentit ka të drejtë të refuzojë dekretimin e një ministri, në një rast të vetëm.

Sipas kryeministrit, kjo ndodh kur presidenti merr informacion tepër të besueshëm se propozimi mund të jetë një “agjent i huaj” me “interesa malinje” për Shqipërinë.

Rama: Unë presidentit nuk i kam çuar një kandidaturë. Nuk ka kopetencën t’i refuzojë por t’i dekretojë, vetëm në rastin kur shfaqet një burim i besueshëm dhe thotë “Na falni por këtu kemi të bëjmë me një agjent me interesa malinje….

Balla: Nuk ishte ky rasti apo jo…?

Rama: S’ka lidhje.

Rama: Nesër unë do t’i dërgoj përsëri dekretin, ku do ti propozoj dekretimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi, me një letër një relacion shterrues që të krijojë bindje, dhe në traditën e presidentit do t’i çoj një shkresë të detajuar për t’i dhënë mundësinë të rifutemi në binarët e Kushtetutës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama tregon çfarë foli me Metën për 90 minuta: Unë nuk do të lejova që në takim të ... (I vendos kusht)
Varrimi i Kacifës, reagon Salianji: Reagim skandaloz dhe i paimagjinueshëm i shtetit shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.0058221817016602
array(1) { ["section"]=> string(80) "rama-e-pranon-meta-ka-te-drejte-te-refuzoje-dekretimin-vetem-ne-kete-rast-140809" }