Rama e quan Bashën “kastravec”. Bashkia: Të ka mbetur në gojë kastraveci i mashtrimit

Publikuar tek: politike, më 22:24 30-03-2015 Rama e quan Bashën “kastravec”. Bashkia: Të ka mbetur në gojë kastraveci i mashtrimit

Kryeministri Edi Rama pasi ka përfunduar konsultimet me deputetët e PS për kandidatët që kjo forcë politike do të propozojë për bashkitë e vendit në zgjedhjet e 21 qershorit, ka komentuar edhe punën e kreut aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashës.

Rama ka thënë se më 21 qershor Tirana do të ndahet nga një kryebashkiak i cili nuk do të mbahet mend në historinë e qytetit. Sipas Ramës, ky katër vjeçar i Bashës në krye të Tiranës nuk ka asgjë, qoftë edhe gabim. Kryeministri e ka ironizuar gjithashtu kreun e PD-së me shprehjen: “Ashtu hyri, ashtu doli, kastravec.”

Kjo deklaratë e Ramës ka sjell edhe reagimin e Bashkisë së Tiranës, e cila në reagimin e saj zyrtar shprehet se “kryeministrit më të paaftë dhe mashtruesit politik më ordiner në historinë e Shqipërisë i ka mbetur në gojë kastraveci i mashtrimit.”

“Ky, që betonizoi Tiranën për 11 vite është sot kryeministri që ka krimininalizuar pushtetin, ka rritur papunësinë, thelluar varfërinë dhe pasigurinë. I verbuar nga xhelozia prej dështaku serial, Edi Rama bashkë me bllokimin e Bulevardit të ri, projektit më të madh urban në historinë e kryeqytetit, bllokoi qindra investime publike që hapnin mijëra vende pune dhe përmirësonin cilësinë e jetës së qytetarëve. Ndaj sot, është në panik sepse ora e përballjes po vjen dhe e pret ndëshkimi nga qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Meta është i tmerruar nga “bomba” e Frrokut
Gjiknuri: Dialog me SHELL për kërkimin e naftës e gazit në zonën e Shpiragut »
Article Logic
Execution time: 0.043092966079712
array(1) { ["section"]=> string(86) "rama-e-quan-bashen-kastravec-bashkia-te-ka-mbetur-ne-goje-kastraveci-i-mashtrimit-7396" }