Rama e quan kandidatin e PD-së Fran Frrokaj, Frrok Frroku, revoltohen qytetarët: Racizëm dhe fyerje për gjithë zonën

Publikuar tek: politike, më 19:56 15-06-2015 Rama e quan kandidatin e PD-së Fran Frrokaj, Frrok Frroku, revoltohen qytetarët: Racizëm dhe fyerje për gjithë zonën

Aleanca për Shqipërinë Europiane ka zhvilluar ditën e sotme takimin elektoral në qytetin e Lezhës. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka bërë thirrje për të votuar kandidatin e ASHE, Viktor Tushaj.

Rama ka ironizuar edhe me kandidatin e Partisë Demokratike, Fran Frrokaj duke e quajtur atë Frrok Frroku, çka ka nxitur reagime të shumta duke e quajtur një "racizëm i papranueshëm".

“Dalin nëpër Shqipëri dhe thonë, votoni Partisë Demokratike që t’i bëjmë pensionet si në Europë. Frrok Frroku do ti bëjë pensionet si në Europë. A ka ndonjë këtu në këtë Bashki që beson se do ti japë votën Frrokut që të ulë çmimin e dritave”, ka thënë Rama.

Kryeministri e ka quajtur Partinë Demokratike një pasuri kombëtare por që sipas tij, është në rrugën e gabuar.

“Partia Demokratike është një pasuri kombëtare, sot është në rrugën e gabuar në duart e gabuara dhe në drejtim të paditur”, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Albert Çaçi: Varfëria është ulur këmbëkryq në Fier, banorët janë lënë në harresë
Meta: Patozi ka penguar policinë në Vorë të administrojë provat për Fiqiri Ismailin »
Article Logic
Execution time: 0.028373956680298
array(1) { ["section"]=> string(119) "rama-e-quan-kandidatin-e-pd-se-fran-frrokaj-frrok-frroku-revoltohen-qytetaret-racizem-dhe-fyerje-per-gjithe-zonen-13674" }