“Rama e shndërroi statutin në letër higjenike të prapanicës së tij’’

Publikuar tek: politike, më 16:41 02-02-2016 “Rama e shndërroi statutin në letër higjenike të prapanicës së tij’’

“Rama e shndërroi statutin në letër higjenike të prapanicës së tij’’, kështu e ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjithçka ka të bëjë me zgjedhjet brenda PS-së dhe situatën e krijuar me deputetin Ben Blushi.

Statusi i plotë i Sali Berishës:

“Te dashur miq, per here te pare ne historine e pluralizmit te nje vendi te lire ne rajon, Europe apo ne bote, kryetari i PS, Edi Rama nuk lejon kanditatet rivale te marrin pjese ne garen elektorale per kryetar partie, ne perputhje me statutin e PSSH por dhe me statutin e cdo partie tjeter te majte, te djathte apo te qendres te nje vendi te lire.

Ky eshte vendimi me i rende, me antidemokratik, me i rrezikshem me nje potencial destabilizues te jashtezakonshem jo vetem per PSSH por per demokracine e brishte shqiptare dhe Shqiperine ne teresi.

Edvin Kristaq Rama, me kete vendim ka shnderruar ne leter higjenike te prapanices se tij  jo vetem statutin e PSSH por parimet me themelore te demokracise te nje force politike dhe te nje shoqerie te lire.

Ky akt i pashembullt qe ai ben sot ne Shqiperine anetare te NATOs, kandidate per anetare te BE eshte atentat vrastar per demokracine shqiptare. Ky akt horror deshmon se sa larg mund te shkoje mendja e zeze e nje shqiptari si Edi Rama!

Ne kushtet kur anetare te tjere te nje partie, pavaresisht nga spektri politik i saj shprehin vullnetin per te kandiduar per postin e kryetarit te partise dhe sfiduar keshtu kryetarin egzistues ata kurre nuk mund te pengohen, ne rast se nuk kane kryer krime apo tradheti kombetare.

Kryetari i nje partie mund te zgjidhet, te votohet pa rival vetem e vetem kur asnje anetar i saj qe ploteson kushtet e kandidimit nuk deshiron te kandidoje per postin e kryetarit.

Para ketij zhvillimi dramatik, pas vendimit te Edi Rames, te cilin mund ta marre vetem nje i semure rende psiqik, per te mos lejuar gare me kandidatura rivale per veten e tij, ju bej thirrje mbare shqiptareve ne teresi dhe socialisteve ne veçanti t’i ndalim doren e zeze, mendjen skizoide ketij njeriu qe me kete vendim te kobshem del cullak si politikani me i rrezikshem pas Enver Hoxhes ne historine e vendit.

Ju bej thirrje politikaneve shqiptare te te gjithe spektrit politik te mos pajtohen kurre me kete kete menxure qe po gatuan Edi Rama per lirine e socialisteve shqiptare dhe me pas mbare shqiptareve. Ne nje vendim politik historik te bojkotojne Edi Raman dhe cdo akt te tij.

Partite politike ne sistemin pluralist, karakteri i tyre demokratik nuk jane dhe nuk mund te jene kurre plaçke apo vegla personale te nje individi por pasuri dhe shtylla te demokracise dhe harkut te saj kushtetues per te gjithe shoqerine!

Ju bej thirrje mediave te vendit te mos pajtohen kurre me kete kercenim te rrezikshem te lirise se shqiptareve nga njeriu qe po shnderron PSSH ne nje komunitet te sunduar nga nje i semure psiqik, te bojkotojne ate si kercenimin me te rrezikshem te lirise dhe vlerave te saj!

Ju bej thirrje institucioneve nderkombetare, perfaqesuesve te tyre dhe perfaqesuesve te vendeve mike ne teresi dhe socialisteve europiane ne vecanti, qe kane investimet e tyre te çmuara ne demokracine e Shqiperise dhe ne reformimin e PS, te ndalen me urgjence mbi kete situate enveriste tejet kercenuese te krijuar nga Edi Rama ne PSSH ne partine qeverisese te vendit.

Paralajmeroj Edi Ramen se do te mbahesh personalisht pergjegjes per çdo pasoje te qendrimeve te tua enveriste, antidemokratike destabilizuese ne kete vend! Sb”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati në Sofje, takon ministrat e Jashtëm të Europës Juglindore
Panariti inspekton përfundimin e punimeve për rehabilitimin e digës në Lushnje »
Article Logic
Execution time: 0.01962685585022
array(1) { ["section"]=> string(71) "rama-e-shnderroi-statutin-ne-leter-higjenike-te-prapanices-se-tij-31568" }