Rama e Tahiri i kanë hapur dyert e shtetit Shullazit

Publikuar tek: politike, më 14:04 22-04-2016 Rama e Tahiri i kanë hapur dyert e shtetit Shullazit

Gjatë një deklarate për shtyp kreu i Partisë Demokratike Basha u shpreh se Rama dhe Tahiri kanë hapur dyert e shtetit Shullazit dhe tani po bëjnë çdo përpjekje për të larguar vëmendjen nga Shullazi.

"Me bekimin e Ramës dhe Tahirrit bandat po marrin frymë, nuk kanë thënë asnjë fjalë në mbështetje të prokurorisë. Ai po bën çdo përpjekje për të larguar vëmendjen nga Shullazin, por komardare shpërimi për të nuk ka. Hija e tij endet në zyrën e tij që drejton përkohësisht. Nuk mund të tjetërsojnë një hotel në mes të Durrsit një banditi pa mbështetjen e askujt. Janë dhjetra biznesmenë që kanë paguar para për këtë bandit. Ky pushtet kriminal në rritje shtoi babëzinë për të kryer çdo aktivitet kriminal. Edi Rama është i përbuzur nga studentët u paraqit Shullazi, pa mbështetjen e Ramës nuk mund të pastrohej skena e krimit. Sot po mos ishte për prokurorinë, Emiliano Shullazi do ishte duke planifikuar tendera të reja, fatura të reja etj. Kjo rrugë u pre nga një grup prokurorësh të cilët i nxis të zbardhin aktivitetet kriminale. PD dhe unë kemi denoncuar në vazhdimësi, por urdhri ishte i fortë, ky është urimi i grykësisë pafund i këtyre. Ka vonuar Byronë e Hetimit vëtëm sepse ka frikë, nuk do Byro Hetimi, por Byro Shullazi dhe Byro Tahiri. Ika ofruar poste në dogana. Njerëzit e dinë se Shullazi krimi ishin zgjedhja e tij e parë dhe krimi është shpresa e tij për të marrë pushtetin . Banditët e tij terrorizojnë qytetarët dhe çdokën, e solli krimin në pushtet dhe pushtetin e veshi me krim. Reforma në Drejtësi ka nisur duke goditur bandën më të dashur për Ramën. Shumë shpejt Rama dhe banditët e tij do ti përkasin  të shkuarës" tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon Tahiri pas deklaratës së Nishanit: Aspak habi që thirrjes së Berishës i’u përgjigj ushtari më i bindur
Manjani “furtunë” në përmbarimin privat, i paraprin reformës »
Article Logic
Execution time: 0.01297402381897
array(1) { ["section"]=> string(58) "rama-e-tahiri-i-kane-hapur-dyert-e-shtetit-shullazit-38371" }