Rama e thotë live, shkarkon Drejtorin e Hipotekës

Publikuar tek: barometri, më 08:12 07-09-2018 Rama e thotë live, shkarkon Drejtorin e Hipotekës

Gjatë takimit me koordinatorët e bashkëqeverisjes kryeministrii Edi Rama ka bërë me dije shkarkimin e Drejtorit të Hipotekës së Fierit.

 

Kujtojmë se drejtori aktual i Hipotekës së Fierit është Petrit Kanani.

Kjo deklaratë e Ramës bëri shumë bujë pasi ky shkarkim nuk ishte bërë i ditur mediatikisht, e mesa duket Rama nuk kishte ndërmend ta thonte por e bëri meqë 'iu dha rasti’.

Pas denoncimit të një qytetari  për zvarritjen e dokumentave të pronës së tij nga hipoteka e Fierit, ka ardhur edhe shkarkimi i drejtorit të saj.

“Tani e vërteta ështe që jo vetëm që ka marrë dokumetin por ka shkarkuar edhe drejtorin e  hipotekës së Fierit.

Po e them këtë meqë u dha rasti i një burri 77-vjec që solli dëshminë se ndryshe nuk do e thoja. Kemi pasur disa raste nga hipoteka e Fierit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore.

Kur pashë raportin e sotëm kam kërkuar shkarkimin dhe hetimin për të gjithë përgjegjësit për këtë lloj zvarritje.

Ky është fakt se platforma jo vetëm zgjidh problemin po na ndez llampat e kuqe për aty ku duhet të ndërhyjmë falë faktit që qytetarët na drejtohen dhe nuk ka nevojë të bëjnë denoncime”, u shpreh Rama.

Kujtojmë që Petrit Kanani u vendos  në krye të ZVRPP në 18 janar të këtij viti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21058797836304
array(1) { ["section"]=> string(55) "rama-e-thote-live-shkarkon-drejtorin-e-hipotekes-133456" }