Rama e thotë troç: Ilir Metën nuk e kam dashur e nuk e dua

Publikuar tek: politike, më 22:32 11-01-2019 Rama e thotë troç: Ilir Metën nuk e kam dashur e nuk e dua

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin 'Zonë e Lirë' për rrëzimin e dekretit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga presidenti Ilir Meta.

Rama e krahasoi Metën me ish-presidentin Bujar Nishani, teksa tha se Nishani nuk e shihte dot me sy ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafajn, por e dekretoi pasi e detyronte kushtetuta.

Rama pranoi hapur që nuk e ka dashur asnjëherë dhe nuk e do Metën, ndërkohë që pretendon se ka shkelur kushtetutën dhe ka njollosur qëllimisht imazhin e Gent Cakajt.

'Bujar Nishani tha që Fatmir Xhafajn nuk e shoh dot me sy, por kushtetuta më detyron ta dekretoj. Presidenti është një person i zgjedhur nga populli, nuk ka lidhje fare me dekretimet.

Ilir Metën nuk e kam dashur dhe nuk e dua. Ilir Meta është angazhuar në një krim ndaj diturisë, ndaj pastërtisë, në një krim ndaj një djali që nuk mund të durojë një njollosje të qëllimshme që Ilir Meta tenton t'i bëjë kundër kryeministrit të Kosovës dhe Shqipërisë. Meta ka shkelur kushtetutën me Sandër Lleshajn, me kthimin e ligjeve në kuvend, për rishikimin e taksave', tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030062198638916
array(1) { ["section"]=> string(64) "rama-e-thote-troc-ilir-meten-nuk-e-kam-dashur-e-nuk-e-dua-148427" }