Rama e Xhafaj takojnë Metën në Presidencë, në mbledhjen e rëndësishme edhe kreu i SHISH

Publikuar tek: politike, më 16:58 16-05-2018 Rama e Xhafaj takojnë Metën në Presidencë, në mbledhjen e rëndësishme edhe kreu i SHISH

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kanë mbërritur pak çaste më parë në Presidencë.

Mësohet se vizita e Ramës dhe Xhafajt te Ilir Meta kanë lidhje me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, të caktuar dy javë më parë.Në mbledhje është i pranishëm edhe kreu i komanduar i SHISH Helidon Bendo

Është e paqartë nëse kjo mbledhje do të ketë si temë diskutimi zhvillimet e fundit politike në vend, ndër to edhe publikimin e PD të një audio-përgjimi që çoi në dorëzimin e Agron Xhafajt te autoritetet italiane për kryerjen e dënimit prej 7 vitesh për trafik droge.

Sakaq, në orën 18:30 Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar daljen një konferencë për shtyp.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat e PD për vëllain e ministrit të Brendshëm, Xhafaj takon Ramën
Reagon ashpër Basha: Shqiptarët duan të dëgjojnë zërin e Agron Xhafajt, sa herë i plasin skandale... »
Article Logic
Execution time: 0.033042907714844
array(1) { ["section"]=> string(91) "rama-e-xhafaj-takojne-meten-ne-presidence-ne-mbledhjen-e-rendesishme-edhe-arta-marku-120984" }