Rama ecën mes plehrash në Porto Romano: Apokalips! I thotë Dakos: Brenda 18 muajsh...

Publikuar tek: politike, më 14:42 13-06-2018 Rama ecën mes plehrash në Porto Romano: Apokalips! I thotë Dakos: Brenda 18 muajsh... Edi Rama, kryeministër

Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në qytetin bregdetar të Durrësit me të zgjedhurit e qeverisë së tij.

Sot kryeministri ka vizituar Porto Romanon krah ministrit të Turizmit Blendi Klosi dhe kryebashkiakut Vangjush Dako ndërsa është tronditur nga pamja e grumbullimeve të plehrave masive.

“Si skena e filmit Apokalips. Por duhet të vazhdojmë atë procesin e bashkëpunimit për ta transformuar në një park të madh të qytetit. Mbetjet t’i çojmë në impiantin e Tiranës, duke pas një llogari të qartë edhe për kostot. Është e papranushme kjo situatë me qeset”, i tha Rama Dakos ndërsa shtoi se i gjithë transformimi duhet të ndodhë brenda 18 muajsh.

“Në skëterrën e Porto Romanos, ku nevojës ulëritëse të shumë dekadave, do t’i përgjigjemi me një projekt transformimi rrënjësor të plagës së vjetër mjedisore në një park të ri të qytetit të Durrësit, brenda 18 muajsh”, shprehet kryeministri.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16468405723572
array(1) { ["section"]=> string(86) "rama-ecen-mes-plehrash-ne-porto-romano-apokalips-i-thote-dakos-brenda-18-muajsh-124239" }