Rama fal kamatvonesat e energjisë për familjet e varfëra

Publikuar tek: politike, më 14:21 02-12-2015 Rama fal kamatvonesat e energjisë për familjet e varfëra

Edi Rama ka deklaruar sot nga Kryeministria se do të falen të gjitha kamatvonesat e energjisë për familjet e varfëra. Familjet përfituese do të jenë ato që marrin ndihmë ekonomike dhe që kanë respektuar aktmarrëveshjet me OSHEE-në për shlyerjen e detyrimeve.

 “Vlera totale ndaj OSSH, është 97 milionë dollarë, 54 milionë dollarë detyrime për principalin, 43 milionë dollarë janë detyrime nga kamat-vonesat. 22 mijë 253 konsumatorë e kanë respektuar marrëveshjen. Është vendosur që këtyre konsumatorëve barra e kamatvonesave t’u hiqet përfundimisht përkundrejt një pagese në një herë të vetme prej 10 lekësh të reja, ose 100 lekë të vjetra. Mjafton që të paguajnë 100 lekë të vjetra dhe fshihet nga sistemi gjithë barra e kamatvonesës”, tha Rama.

Rama shtoi se familjet konsumatore që nuk kanë respektuar aktmarrëveshjet kanë afat deri më 30 qershor të vitit tjetër për të bërë pagesat me qëllim që të përfitojnë nga ulja e kamatvonesave. Nga falja do të fitojnë edhe 4097 biznesit të vegjël.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në anglisht: Lajm i madh ftesa për Malin e Zi në NATO
Fotografja e Ramës harron kryeministrin, ja fotot që u bën gazetarëve. Mes tyre edhe shtatzëna »
Article Logic
Execution time: 0.030487775802612
array(1) { ["section"]=> string(62) "rama-fal-kamatvonesat-e-energjise-per-familjet-e-varfera-26793" }