Rama falenderon sërish Bashën dhe tregon arsyen e përmbytjes së autostradës Tiranë-Durrës

Publikuar tek: politike, më 18:48 01-12-2017 Rama falenderon sërish Bashën dhe tregon arsyen e përmbytjes së autostradës Tiranë-Durrës

Kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile ditën e sotme ka folur edhe çështjen e përmbytjes së autostradës Tiranë-Durrës.

Rama ka ripërsëritur falenderimin për Bashën, por tha se ka pasur edhe zëra që kanë bërë ekspertin në këtë situatë të rëndë.

Kryeministri në fjalën e tij i ka kthyer përgjigje edhe akuzave të artikuluara nga disa figura të Opozitës lidhur me hapjen e portave të liqenit të Kasharit.

Sipas Ramës, këto zëra janë të pavërtetë dhe se përmbytja në atë zonë ka shkakëtarë të tjerë të cilat do të hetohen pasi të kalojë situata emergjente.

“Dua të ripërsëris falenderimin për kreun e Opozitës Basha për të ndërprerë seancën dhe për qasjen e treguar ditën e sotme. Sidoqoftë nuk kanë munguar zërat që ia vunë fajin palmave për përmbytjen, apo që flasim për hapje të portave të liqenit të Kasharit apo kushedi se çfare. Dua të them që ai liqen edhe sot që flasim është 3 metra nën kuotë. Ajo përmbytje në autostradë ka arsye të tjera dhe unë mbështes konstatimin e ministrit Xhafaj dhe do ti shkojmë deri në fund”,- tha Rama.

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti i PD ironizon keq Veliajn: Tirana nën ujë, kryebashkiaku punon në televizion (DEKLARATA ZYRTARE)
GJENDJA ALARMANTE, Kryeministria sms në celularët e qytetarëve (ÇFARË SHKRUHET) »
Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998
array(1) { ["section"]=> string(96) "rama-falenderon-serish-bashen-dhe-tregon-arsyen-e-permbytjes-se-autostrades-tirane-durres-101567" }