Rama falenderon zyshën për “nxënësin e dalluar”, deputet në Parlament

Publikuar tek: politike, më 17:09 25-05-2015 Rama falenderon zyshën për “nxënësin e dalluar”, deputet në Parlament

Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Librazhdit ku është duke prezantuar kandidatin e ASHE, Kastriot Gurra. Rama u ndal edhe te deputeti i kësaj zone, Taulant Balla për përgatitjen e të cilit falenderoi zyshën e tij, të pranishme në takim.

“Këtu kemi edhe zyshën e Taulant Ballës. Dua ta falenderoj zyshën për nxënësin e dalluar. Ne kemi një deputet të dalluar në Parlament i cili ka përfaqësuar me pasion interesat e zonës së tij dhe me të cilin kemi mundur të bashkëpunojmë”, tha Rama duke iu drejtuar zyshës së deputetit.

Ndërkaq, në fjalën e tij kandidati për bashkinë e Librazhdit, Kastriot Gurra u shpreh i vetëdijshëm për situatën e papunësisë dhe varfërisë në këtë qytet por shtoi se po krijohen mundësi punësimi.

“Është e vërtetë Librazhdi ka papunësi, që vazhdon të ketë varfëri. Jam shumë i lumtur dhe më vjen keq për të gjithë ata skeptikët që kur u bë ajo rrobaqepsia atje thanë : Po bëjnë burg për gratë , por sot ai vend po krijon mundësi punësimi”, tha kandidati Gurra.

Rama ftoi qytetarët të votojnë kandidatin e ASHE duke e cilësuar si zgjedhjen më të mirë të mundshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani: Shitja e votës është turpi që na njollos, kandidati që ju blen votën ju përbuz, përçmon, urren
Shkëlzeni përgënjeshtron Veliajn: Premtoi sheshin “Çamëria”, miratuar që para 3 vjetësh »
Article Logic
Execution time: 0.027230024337769
array(1) { ["section"]=> string(72) "rama-falenderon-zyshen-per-nxenesin-e-dalluar-deputet-ne-parlament-11942" }