Rama firmos pallatin 13 katësh te hyrja e Liqenit, revoltohen qytetarët: Të mbiftë ndonjë pallat mu në qerosë

Publikuar tek: politike, më 11:47 27-10-2015 Rama firmos pallatin 13 katësh te hyrja e Liqenit, revoltohen qytetarët: Të mbiftë ndonjë pallat mu në qerosë

Kryeministri Rama ka firmosur ndërtimin e një pallati 13 katësh në Hyrjen e Liqenit.

Sipas Panoramës, më 9 shtator të këtij viti është miratuar një leje ndërtimi për 13 kate përballë me Fakultetin Ekonomik në rrugën e Elbasanit, pra te hyrja e Liqenit.

Godina zë një sipërfaqe të konsiderueshme. Nga parkim makinash që është aktualisht do të shndërrohet në “Godinë banimi dhe shërbimesh 2, 3 dhe 13 kate mbi tokë me 2 kate parkim nën tokë”, shkruhet në lejen e firmosur nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Territorit Edi Rama.

Bashkë me këtë, KKT ka miratuar edhe 5 leje të tjera ndërtimi nga 4 deri në 10 kate lartësi.

Lejet janë miratuar më parë nga Bashkia e Tiranës dhe si rrjedhojë e pezullimeve duhet edhe leja e KKT-së. Të gjitha lejet mbajnë firmën e kryeministrit Rama.

Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë reagimi i shoqërisë civile.

“Të mbiftë m'u në qerosë ndonjë pallat”, shkruan i revoltuar një prej tyre. Prej muajsh shoqëria civile ka hyrë në një “luftë” të vazhdueshme, herë me bashkinë dhe herë me qeverinë për të lënë të paprekur nga betoni të vetmen mushkëri që i ka mbetur Tiranës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Del video, çfarë flasin Rama dhe Fevziu në prapaskenë (Biseda e zbardhur)
Satira e Ben Blushit, reagon Qazim Sejdini: Unë kam bllokuar shitjen e librit?! Blushi ka fyer Elbasanin »
Article Logic
Execution time: 0.03528094291687
array(1) { ["section"]=> string(113) "rama-firmos-pallatin-13-katesh-te-hyrja-e-liqenit-revoltohen-qytetaret-te-mbifte-ndonje-pallat-mu-ne-qerose-24054" }