Rama: “Flas në emër të katunarëve të Dajtit, Surrelit. U vonova se shkova deri…’’. Në sallë edhe çifti i njohur i aktorëve

Publikuar tek: politike, më 16:58 16-03-2016 Rama: “Flas në emër të katunarëve të Dajtit, Surrelit. U vonova se shkova deri…’’. Në sallë edhe çifti i njohur i aktorëve

Edi Rama u ka shpjeguar sot militantëve socialistë, të cilët i ka mbledhur në Pallatin e Sportit ‘’Asllan Rusi’’ në Tiranë se pse është vonuar për të mbërritur te ta. Arsyeja ka qenë e thjeshtë , nga sa shpjegoi vetë kryeministri: ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

“Se unë i respektoj edhe rregullat rrugore, shkova në fund deri te Dogana dhe më pas u ktheva’’, u ka thënë Rama-socialistëve.

E sigurisht në vazhdën e batutave të përhershme, Rama e ka bërë të qartë se flet në emër të fshatarëve, duke iu referuar fshatit ku banon.

“Flas në emër të katunarëve të Dajtit, Surrelit…’’, ka mjaftuar kjo fjali që salla të duartrokasë fort.

Në sallë kanë qenë ulur mes socialistëve edhe çifti i njohur i aktorëve Genc Fuga dhe Eni Jani.

Dje Rama ishte në Shkodër, ku pati një prezantim të tensionuar para socialistëve të deputetes Mimoza Hafizi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha me kongresmenët amerikanë: Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dekriminalzimi dhe reforma në drejtësi prioritet
Ndryshon numri i punonjësve nëpër ministri, Rama shton 2 veta »
Article Logic
Execution time: 0.27314305305481
array(1) { ["section"]=> string(120) "rama-flas-ne-emer-te-katunareve-te-dajtit-surrelit-u-vonova-se-shkova-deri-ne-salle-edhe-cifti-i-njohur-i-aktoreve-35266" }