Rama flet me fakte për privatizimin e INSIG-ut, pasi flet për kriminelët e munguar në Kuvend (FJALA E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 12:14 10-03-2016 Rama flet me fakte për privatizimin e INSIG-ut, pasi flet për kriminelët e munguar në Kuvend (FJALA E PLOTË)

Edi Rama flet me fakte për privatizimin e INSIG-ut, për të cilin është akuzuar sot nga ish-kryeminstri Sali Berisha se po ia je vëllait të tij. Rama ka folur me detaje për atë që po ndodh me INSIG-un, pasi ka folur për kriminelët e munguar në Kuvend.

FJALA E PLOTË:

"Në këtë sallë parlamenti, nuk ka asnjë person më rekorde kriminale. Ata ikin sepse ligji më unikal në planet, i kaluar me aprovimin tonë për të ashtuquajturin ligj për dekriminalizimin, nuk arrin  të gjejë asnjë kriminel në këtë Kuvend.

48 orë marrëzi, të mbyllura 6 herë dhe të rihapura 6 herë për ta çuar në ekstrem një formular ishte një akt qesharak, sepse ata 16 kriminelë ishin pjellë e fantazisë së një propagande të shthurur që çdo ditë prodhon fakte të rreme. Ashtu si nuk ka në këtë parlament persona të inkriminuar, nuk ka as te të zgjedhurit, pastaj të inkriminuar politikisht jemi të gjithë: unë i pari, pastaj kryetari i Kuvendit kemi kryer të gjitha krimet që fantazia e Saliut mund të përmbledhë në sulmet ndaj kundërshtarit.

INSIG është katandisur nga një kompani lider, në një kompani fantazmë. Politika e qeverisë së vjetër që nuk bëhet dot pozitë…një kompani e shtrirë në të gjithë territoret ku ka shqiptarë në rajon dhe që në Kosovë ishte në prag të humbjes së licencës pasi krijoi një gropë që ministri i Financave ka negociuar ngushtësisht dhe intensivisht…

Tani s’do as shishja, s’më lë as shishja, bie sikur më thërret...(I lëviz shishja te foltorja)

Dështuan 3 herë ta privatizojë. Kompania BDO ka bërë vlerësimin, është publik, online, e ka vlerësuar kompaninë në harkun e 10-15 milionë eurove. Sot në një process tërësisht transparent Ministria e Financave sapo ka lajmëruar që ofertat janë përtej parashikimeve më optimiste, shkojnë në 2 miliardë lekë. Ky është fakt, nuk është opinion. Mbi këtë fakt ka një sërë arsyesh të tjera që lidhen me ndryshimin rrënjësor të praktikave, në raport me ekonominë, borxhin, sipërmarrjen..

Ka një dallim themelor me një fjalë: koncesionet e qeverisë së vjetër ishin para që u merreshin qytetarëve për shërbime, prej të cilave përfitonin privatët ndërkohë që partneritetet tona publike-private janë para që investohen nga privatët për shërbime që i fitojnë qytetarët dhe nëse qytetarët mbanin dhe mbajnë sot në këmbë kompanitë koncesionarë të Saliut që nga skanimet te targat e me rradhë mos i numërojmë se janë shumë, me shërbime tërësisht të papërmirësuara dhe së dyti që janë thjesht dhe vetëm përfitim i shtetit nga partneritetet tona qytetarët paguajnë 0 lekë dhe përfitojnë shërbimet.

Ne nuk duhet të merremi me betejën e Saliut, është një betejë parazitësh, nga pamundësia për të përballuar qeverinë tonë, për të kriminalizuar shumicën tonë qeverisëse, për të kriminalizuar çdo projekt…"

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha rrëfen në Parlament si Rama i kërkoi ambasadorit mos përmendej emri i deputetit trafikant: Unë e mbylla gojën, sot hera e parë që ia them
Balla tregon dy hallet e mëdha të Berishës: I dyti është bërë publik sot nga Izet Haxhia »
Article Logic
Execution time: 0.021415948867798
array(1) { ["section"]=> string(111) "rama-flet-me-fakte-per-privatizimin-e-insig-ut-pasi-flet-per-kriminelet-e-munguar-ne-kuvend-fjala-e-plote-34730" }