Rama flet për bankën ku ka punuar bashkëshortja: Lindën e sulmojnë prej meje. Amerika e ka ndjekur me shqetësim...

Publikuar tek: politike, më 22:26 11-01-2019 Rama flet për bankën ku ka punuar bashkëshortja: Lindën e sulmojnë prej meje. Amerika e ka ndjekur me shqetësim...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave lidhur me një bankë të nivelit të dytë ku ka punuar bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Kryeministri i quajti sulmet politike si të ndyra ndërsa shtoi se nuk ka asgjë të keqe për gruan e një kryeministri të punojë në një bankë private.

Opozita e ka akuzuar disa herë kryeministrin Edi Rama se përdor bankën ABI Bank për të fshehur shuma marramendëse parash të korrupsionit në zonat “offshore”.

Rama shtoi në emisionin “Zonë e Lirë” se Shtetet e Bashkuara e kanë ndjekur me shqetësim sulmin ndaj kësaj banke, si një bankë amerikane dhe e dinë shumë mirë se kush dhe pse e bën.

Pjesë nga diksutimi:

Rama: Është një sulm tjetër i ndyrë.

Çani: Ore ka qenë Linda në bord?

Rama: A ka mundësi të mbaroj, është një tjetër sulm i ndyrë, sepse është një bankë që kontrollohet nga rrjeti i bankave amerikane dhe që është një nga rrjetet më të sofistikuara. Linda ka qenë anëtare e bordit dhe nuk është më. Por anëtare e bordit nuk do të thotë as aksionere... Dhe sulmi që i bëhet Lindës është për shkakun tim. Është një mastaradë.

Nuk ka asnjë konflikt interesi nëse gruaja e kryeministrit është në profesionin e vet. Nëse do të ishte anëtare e Bankës së Shqipërisë, do të ishte tjetër temë. Kryeministri nuk ka lidhje me bankat.

Çani: Ore kërcet...

Rama: Ka shërbyer në atë bord për të dhënë mendimet e veta, nga kërcet, pse kërcet.

Po të them edhe një gjë tjetër, qeveria amerikane e ka ndjekur me shumë shqetësim sulmin që i është bërë ABI Bank si një bankë amerikane, dhe ata që janë angazhuar në këtë sulm politikisht e dinë shumë mirë, ndërsa ata të tjerët janë angazhuar për të marrë shpërblimin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E ngujuar me studentët te Juridiku, kush është militantja e LSI që këndonte në verë me marsh ushtarak nga Jala (FOTO)
Votimi historik për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, Ruçi telefonon Talat Xhaferin »
Article Logic
Execution time: 0.053539991378784
array(1) { ["section"]=> string(116) "rama-flet-per-banken-ku-ka-punuar-bashkeshortja-linden-e-sulmojne-prej-meje-amerika-e-ka-ndjekur-me-shqetesim-148436" }