Rama flet për "Danas" rreth vizitës së Vuçiç në Tiranë: Shqipëria e Serbia në Ballkan, si Franca me Gjermaninë në Europë

Publikuar tek: politike, më 07:46 26-05-2015 Rama flet për

Në prag të vizitës së kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për gazetën serbe “Danas” se vizita është shenjë e vendosmërisë për të vazhduar me avancimit e axhendave të  integrimit të përcaktuara gjatë procesit të Berilinit. Rama është shprehur se gjatë vizitës së kryeministrit  Vuçiç do të zbatohet me përpikmëri protokolli, ku do të ngrihet flamuri serb si dhe do të këndohet himni.

"Përveç faktit që kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri serb në Tiranë, në këtë rast  për herë të parë do të zbatohet edhe protokollii i shtetit duke ngritur flamurin serb dhe kënduar himnin e saj .Kjo vizitë ka një rëndësi të veçantë, si një tregues i vendosmërisë sonë për të vazhduar avancimin në mënyrë të përcaktuar gjatë procesit të Berlinit, gushtin e kaluar, nën udhëheqjen vizionare për Ballkanin nga kancelarja gjermane Angela Merkel, " është shprehur Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, ka deklaruar se ai kishte "besim në vizionin dhe vullnetin e kancelares gjermane në lidhje me të ardhmen e Ballkanit".

"Jo vetëm për shkak se ne ndajmë të njëjtin vizion dhe bindjen se Europa e sotme ka nevojë për Ballkanin, si dhe vendet e Ballkanit kanë nevojë për Evropën, por edhe për shkak se ne jemi të vetëdijshëm se në qoftë se ne nuk do të punojmë së bashku për të ardhmen, ne të gjithë kërcënojmë kthimin e së kaluarës. Na është vënë një barrë shumë  e rëndë , një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe nuk ka dyshim se suksesi i bashkëpunimit të ndërsjellë do të përcaktojë jo vetëm fatin e shqiptarëve dhe serbëve në të ardhmen, por edhe fatin e projektit të një Evrope të bashkuar, si projektin më i madh të paqes që njerëzimi ka konceptuar dhe zbatuar ndonjëherë ", ka deklaruar Rama.

Rama ka vjur më tej duke thënë se, “Ne presim thellimin e bashkëpunimit me Serbinë,  që të ecim së bashku në rrugën e paqes dhe integrimit evropian, me besimin se Shqipëria dhe Serbia, shqiptarët dhe populli serb mund të bëjë për Ballkanin sot,atë që Franca dhe Gjermania, francezët dhe gjermanët bënë për Europën pas Luftës së Dytë Botërore ”.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Shqipërinë më 27 maj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grida Duma dhe Zamira Rami në “Shqip”, ja projektet e grave kandidate
Malaj për Ben Blushin: Është viktimë e vetvetes »
Article Logic
Execution time: 0.0039122104644775
array(1) { ["section"]=> string(122) "rama-flet-per-danas-rreth-vizites-se-vucic-ne-tirane-shqiperia-e-serbia-ne-ballkan-si-franca-me-gjermanine-ne-europe-11967" }