Rama flet për efiçensën e administratës tatimore, vetëm 1 orë pas arrestimit të drejtorit

Publikuar tek: politike, më 18:29 18-02-2016 Rama flet për efiçensën e administratës tatimore, vetëm 1 orë pas arrestimit të drejtorit

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e projektit të përmirësimit të efiçensës në administratën tatimore të vendit.

Ndonëse konferenca ishte e planifikuar, është ironik fakti se sot vetëm 1 orë përpara se Rama dhe Brisida Shehaj të flisnin për sukseset e kësaj drejtorie dhe përmirësimin e shërbimeve të saj, policia ka arrestuar kreun e Tatimeve në Drejtorinë Rajonale të Tiranës, Androkli Kokthin.

Kokthi akuzohet nga prokuroria për “abuzim me detyrën”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Lufta ndaj informalitetit është një luftë që i shërben më shumë se kujtdo tjetër, sipërmarrësit të ndershëm, që deri dje vuante nga konkurrenca e pandershme. Ky bashkëpunim vjen në momentin më të duhur ku vendi edhe pse është në drejtim e duhur, siç tha Sekretari Shtetit, Kerry, por është në luftë të hapur me informalitetin. Më pëlqen shprehja, që sa më shpejtë një popull meson të paguajë taksat, aq më shpejtë ky popull e blenë qytetërimin. Prandaj shqiptarët duhet të mësojnë të paguajnë taksat dhe aq më shpejtë do të mund ta blejnë qytetërimin që të gjithë e dëshirojnë për fëmijët. Për këtë është e rëndësishme që USAID-i dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të punojnë së bashku për të administruar më mirë sistemin tatimor, duke adresuar çdo aspekt të tij riorganizohet apo ristrukturohet. Kemi ende shumë për të bërë sepse duhet të ndryshojmë mendësinë e inspektorëve të tatimeve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e skuadrës që punon tek tatimet. Kemi pasur një administratë tatimore që punon pa tru, por vetëm me sy me vesh dhe me forcë. Ndërkohë që përpjekja e nisur në vitin 2013 është që të punojnë me tru. Ne duam shërbimin ndaj sipërmarrjes, jo gjuetinë për sipërmarrësit. Ri-organizmi i nisur ka sjellë një rritje shumë të konsiderueshme të të ardhurave dhe faktikisht nëse e marrim në vlerë absolute, vetëm në 9-mujorin e vitit të shkuar kemi arritur 242 milion euro më shumë se në 2012-ën, një vit para se të vinim ne në 2013-ën. Ne kemi trashëguar dhe një borxh të lartë të fshehur ndaj kompanive, 720 milion dollar, që kishin shkuar për të akredituar fushatën elektorale të ish partisë në pushtet. Ne e paguam atë brenda pak kohësh për të vendosur një gur themeli në marrëdhëniet me sipërmarrjen. Tashmë borxhi publik është 64.6%.. Falë këtij operacioni janë regjistruar 627 mijë të punësuar, ndërkohë që dy vite më parë 471 mijë të tillë. Falë operacionit kundër informalitetit ne kemi mundur të bëjmë dhe disa hapa për të lehtësuar biznesin e vogël dhe mund të shkojmë edhe më tej. E rëndësishme është që operacioni të vijoi deri në fund e të mos jetë vetëm ndëshkimor, por ndëshkimor dhe inkurajues për të drejtën, pasi përfituesi më i madh duhet të jetë vetëm sipërmarrësi që paguan drejtësisht taksat, e që pak kohë më parë ishte i sulmuar nga konkurrenca e pandershme. Ne jemi të vendosur ta çojmë përpara këtë operacion.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesila Doda merr funksion të lartë në PDIU, do drejtojë grupin parlamentar
U largua nga PD, por Doda nuk e ka humbur simpatinë e Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.033095836639404
array(1) { ["section"]=> string(94) "rama-flet-per-eficensen-e-administrates-tatimore-vetem-1-ore-pas-arrestimit-te-drejtorit-32938" }