Rama flet për herë të parë për këtë: Më kanë akuzuar edhe se jam homoseksual. Nuk është asgjë kriminale, as e turpshme por...

Publikuar tek: politike, më 09:25 16-02-2016 Rama flet për herë të parë për këtë: Më kanë akuzuar edhe se jam homoseksual. Nuk është asgjë kriminale, as e turpshme por...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave për vëllain e tij Olsi Ramën që është përmendur në media si njeriu i lidhur me kompaninë që do marrë PPP për TVSH. Kryeministri e ka mohuar këtë për “Dritaren” e Rudina Xhungës duke thënë se e kanë akuzuar edhe se është homoseksual, duke e cilësuar si “shpifjen e rradhës”.

“Mua më kanë akuzuar për të gjitha. Nuk ka asnjë akuzë të formulueshme nga fantazia njerëzore që unë nuk e kam dëgjuar. Që tek lidhjet me Alkaeda, tek homoseksual, se mund të kisha qënë po nuk jam.  Se nuk është asgjë kriminale, asgjë e turpshme por nuk jam, deri tek padrino, tek pastruesi i parave më i madh në Ballkan. Sa i përket kësaj konkretes është pjesë e një zinxhiri që ka filluar qysh në kohëra të lashta. Unë nuk kam dëgjuar akuzën që djali im nuk është djali im, që unë paskam mohuar atësinë e djalit në gjyq. Këto janë monstruozitete. Dikur më skandalizonin, sot nuk më bëjnë asnjë përshtypje. Kjo është teknologjia e vjetër. Këto janë të pavërteta. Olsi Rama nuk ka lidhje, absolutisht im vëlla nuk ka asnjë lidhje. Si mund të thuash që ai është partner në një kompani të huaj? Është tamam si ajo e Shvejkut, ndërkohë që unë dëgjova një akuzë, nuk e kam thënë këtë, por meqë më pyetët. Por jam i ndjeshëm kur vjen puna te njerëzit e mi të afërt se asnjëherë nuk e kanë merituar të gjithë atë që kanë hequr nga akuzat ndaj meje”, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Selami flet pas sherrit me Bashën, pse u përplas me kreun e PD, pse nuk ishte në takimin me Kerryn dhe ç’do ndodhë pas kritikave
Tirana si “Venecia”, kryebashkiaku: Shikoni si e kemi transformuar Liqenin (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.045603036880493
array(1) { ["section"]=> string(125) "rama-flet-per-here-te-pare-per-kete-me-kane-akuzuar-edhe-se-jam-homoseksual-nuk-eshte-asgje-kriminale-as-e-turpshme-por-32697" }