Rama flet për herë të parë për kongresin: Kam fituar dy palë zgjedhje, Blushi nuk e ka kaluar vijën e kuqe

Publikuar tek: politike, më 21:40 01-02-2016 Rama flet për herë të parë për kongresin: Kam fituar dy palë zgjedhje, Blushi nuk e ka kaluar vijën e kuqe

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për kongresin e Partisë Socialiste që do të zhvillohet më 19 mars dhe kandidimin e Ben Blushit për kreun e kësaj force politike.

Ashtu siç pritej, Rama ka deklaruar në “5 pyetje nga Babaramo” se nuk do të ketë garë për kryetarin, por vetëm rikonfirmim të tij. Sipas kreut të PS-së, ky debat është një humbje kohe dhe i konsumuar.

“Ka qenë një proces i natyrshëm dhe qëllimi ynë ka qenë zgjerimi i radhëve të partisë, gjithpërfshirja dhe padyshim fuqizimi i PS-së si forca kryesore e këtij procesi të madh reformash. Unë nuk dua të bëj komente, sepse unë nuk komentoj komentatorët dhe fakti është se ne kemi një parti të organizuar në bazë të modelit laburist, që konsiderojmë rikonfirmim të mandatit zgjedhjet e përgjithshme. Votimi mund të kryej nëse ne humbisnim zgjedhjet”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se ai dhe partia e tij janë zgjedhur nga shqiptarët për të realizuar programin e rilindjes shqiptare dhe jo për të humbur kohë me këto debate.

“Unë jamë zgjedhur nga shqiptarët së bashku me PS për të punuar ditë natë, për të realizuar programin tonë për rilindjen shqiptare. E konsideroj këtë çështje si një çështje që nuk ekziston sa i përket thelbit. Nëse më pyesni mua, nuk më mungon absolutisht një rikonfirmim sepse kam fituar dy palë zgjedhje. Është një debat i pakuptimtë”, ka thënë ai.

Lidhur me akuzat e bëra nga deputeti Ben Blushi dhe mundësisë që ekziston që ai të përjashtohet nga grupi parlamentar i PS-së, Rama theksoi se Blushi nuk e ka shkelur ende vijën e kuqe. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ky do jetë sheshi i ri në qendër të Kamzës (Foto)
DEBATI I PLOTË/ Mbledhja në PS, jashtë kamerave: Çfarë tha Blushi, si iu kthye Ruçi dhe heshtja e Ramës... »
Article Logic
Execution time: 0.022917032241821
array(1) { ["section"]=> string(110) "rama-flet-per-here-te-pare-per-kongresin-kam-fituar-dy-pale-zgjedhje-blushi-nuk-e-ka-kaluar-vijen-e-kuqe-31505" }