Rama flet për ''rubinetët'' e prerë me miliarda euro të kanabisit: Deri dje shkonin diku. Bën humor dhe me Donald Lu

Publikuar tek: politike, më 11:46 16-09-2015 Rama flet për ''rubinetët'' e prerë me miliarda euro të kanabisit: Deri dje shkonin diku. Bën humor dhe me Donald Lu Edi Rama

Edi Rama ka deklaruar se lufta ndaj kanabisit ka prerë rubinetin e miliarda eurove, të cilat sipas tij ‘’shkonin diku’’. Rama nuk ka dhënë asnjë fakt se ku shkonin, por ka përmendur dy ish-ministrat e Brendshëm të PD-së, Lulzim Basha dhe Flamur Noka, që sipas tij ‘’flinin mbi kanabis’’.

Rama ka bërë humor dhe me Donald Lu-në, ambasadorin amerikan. “Shpresoj që mos ta fusin ambasadorin amerikan te ligji për dekriminalizimin’’, ka ironizuar kryeministri punën për dekriminalizmin në Shqipëri.

“Këto janë shifrat e Guarda di Finanza, ua vendoste përpara atyre që unë nuk denjoj t’ua zë në gojë emrin sepse përpara jush ata janë askushi si ministra të Brendshëm dhe çfarë bënë, në gjuhën e  tyre do thuhej flinin mbi kanabis.

Ka plot rrugë të tjera për të bërë betejë politike. Ka plot, kjo nuk është vetëm politike sepse në shifrat e ekspozuara nga ky operacion flitet për rrënjë, për hektarë, sasira droge por ato përkthehen në euro. Janë miliarda që deri dje shkonin diku, sot nuk shkojnë më dhe ky është një operacion që ka prekur interesa kolosale. Në rast se ne do ndiqnin logjikën e opozitës dhe në rast se ne do të ndërtonim të njëjtën fabul, sepse është bërë modë këtu në Shqipëri: të gjithë janë njësoj, të dyja palët kanë faj, kanë shumë arsye për t’u ndjerë keq para popullit shqiptar etj etj, kjo është një modë që unë e kam neveritur me kohë…

Çfarë do thoshim për ministrat e Brendshëm që sot predikojnë sikur të ishin ëngjëj të rënë nga qielli i virtyteve, pse në 2013, 2012, 2011, 2010 nuk kanë bërë asgjë? Për të reaguar dhe shkulur këtë kancer nga trupi i Shqipërisë?

Kanë qenë të lidhur kokë e këmbë me këtë aktivitet, me logjikën e tyre kanë përfituar miliona e miliarda, me logjikën e tyre do të ishin sot të parët që duhet të përgjigjeshin për dëmin kolosal dhe shumëplanësh që i kanë bërë Shqipërisë duke mos reaguar asnjëherë ndaj kërkesave të përsëritura të italianëve dhe Shqipërisë mbuluar me drogë.

Logjika e tyre është e tyrja, unë kam vetëm një besim që më mban në këtë betejë, përtej pallatit të Kongreseve, medieve, gjuhëve dhe lapsave, ka një popull që  ''nuk ia ha qeni shkopin'', siç themi ne. Unë i besoj shumë atij populli që është dëshmitar i këtij teatri absurd: kur policia lufton me krimin dhe drogën dhe është e akuzuar si asnjëherë më parë nga opozita”, tha Rama, duke shtuar se sipërfaqja me lëndë narkotike nga 323 hektarë ka shkuar në vetëm 44 hektarë.

 

Rama ka komentuar edhe ish-shefin e Anti-Drogës së Fierit Dritan Zaganin, i cili ka akuzuar ministrin Tahiri për dekonspirim të operacioneve. Sipas Ramës, ai bën heroin, por vetë nuk ka dhënë përgjigje për akuzat mbi të.

 “Një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonsiporonte operacionet e policisë është bërë sot heroi, që na kërkoka përgjigje, ndërkohë që ai është në kërkim. Heroi që nuk paraqitet në prokurori dhe të përgjigjet për akuzat mbi të, por është paraqitur për azil politik, që ka thyer urdhrin e gjykatës. Kaq mjafton për të thënë se sa i ulët është bërë ky pazar, sa e dëshpëruar është industria e baltës”, theksoi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri: Suksesi kundër drogës më i madh se në 25 vite, Luli dhe Muli kampionë të dështimit
Rama në intervistën për “Corriere” por viroza i mundon hundët (Foto-Video) »
Article Logic
Execution time: 0.031175851821899
array(1) { ["section"]=> string(116) "rama-flet-per-rubinetet-e-prere-me-miliarda-euro-te-kanabisit-deri-dje-shkonin-diku-ben-humor-dhe-me-donald-lu-20919" }