'Rama fshihet pas xhaketës së Hahn', Grida Duma: Takimi në Durrës një dështim

Publikuar tek: barometri, më 08:29 29-08-2018 'Rama fshihet pas xhaketës së Hahn', Grida Duma: Takimi në Durrës një dështim

Deputetja e PD, Grida Duma e ka cilësuar samitin informal mes liderëve një dështim, pasi sipas saj, shumica e udhëheqësve të vendeve të rëndësishme nuk merrnin pjesë.

 

“Takimi informal në Durrës ishte një dështim. Ishin rreth 17 të ftuar nga vendet e Ballkanit, nga të cilët ne pamë pjesëmarrës vetëm 6 apo 7. Nuk duhet të mungonte Serbia, Greqia, Kroacia. Samiti ka një qëllim kryesor dhe lidhet me atë që quhet integrimi ekonomik i rajonit. Më i sinqertë në këtë samit informal ishte fjala e kryeministrit Ramush Haradinaj. Hahn nuk ndaloi tek Shqipëria të thoshte kemi apo nuk kemi rritje të punësimit. Takimi informal duhet të kishte se paku një produkt”- tha Duma teksa ishte e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24.

Lidhur me debatet për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi, deputetja u shpreh Kryeministri Rama u fsheh pas xhaketës së Hahn dje kur u pyet për këtë çështje. Sipas Grida Dumës, Kosova ka kufijtë e saj prej 20 vitesh.

“Debati për korrigjimin e kufijve është një ndër çështjet më delikate. Kosova i ka kufijtë e saj prej 20 vitesh. Kryeministri Rama fshihet pas xhaketës së Komisionerit Hahn, i cili përfaqëson Komisionin Evropian që nuk merret me çështjet politike. Hahn po mban qëndrim neutral në lidhje me korrigjimin e kufijve. Unë nuk kam parë askënd që të jetë pro marrëveshjes për kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë”- tha Duma.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023097038269043
array(1) { ["section"]=> string(80) "rama-fshihet-pas-xhaketes-se-hahn-grida-duma-takimi-ne-durres-nje-deshtim-132497" }