Rama fton opozitën në tryezë: Gati t'ju përqafoj. Hahn: Bëni edhe kilometrin e fundit për reformën në drejtësi

Publikuar tek: politike, më 12:31 30-03-2016 Rama fton opozitën në tryezë: Gati t'ju përqafoj. Hahn: Bëni edhe kilometrin e fundit për reformën në drejtësi

Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin Hahn, përmes një konference të përbashkët për shtyp kanë vënë theksin e reformës në drejtësi. Rama ftoi publikisht opozitën  për t’u ulur në tryezë e për të ballafaquar artgumentet e pretendimet e tyre.

Komisioneri për Zgjerimin përsëriti rëndësinë e kësaj reforme duke i bërë thirrje palëve të pëshkrojnë edhe kilometrin e fundit.

“Ftoj publikisht opozitën për dialog. Ekziston mungesia që të biem dakort që ti ndajmë axhedat partiake nga axhendat kombëtare”, tha Rama duke shtuar se te kjo e fundit “nuk ka mospërputhje “.

“Të ballafoqojmë në tryezë pretendimet apo argumentet sepse në fund të fundit vendet e BE nuk dalllohen nga sa palët bien dakort po sa mosdakortësia e tyre influencon për mirë apo për keq “, shtoi kryeministri.

“Duhet të ketë diskutime mes partive dhe duhet të jetë qartë se e ardhmja e Shqipërisë duhet të jetë iteresi kombëtar i këtij vendi kjo duhet ndjekur me dëshirë me vullnet me energji”, tha nga ana e tij komisioneri Hahn duke listuar edhe dy sfidat e tjera të vendit tonë përpos 5 prioriteteve kyçe.

“Ka edhe sfida të tjera  si zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe reforma zgjedhore, legjislacioni duhet të zbatohet shpejt dhe në të gjitha nivelet e mundshme. Dekrimanilizimi është kyç, ndërsa për reformën zgjedhore, puna ka filluar edhe me komisionin e posacëm parlamentar”, theksoi komisioneri duke sjellë në vëmendje se vitin tjetër do të kemi zgjedhje.

“Duhet të fokusohemi te reforma në drejtësi jo ti ndërlikojmë gjerat, fokusi duhet të jetë reforma, u bëj thirrje të gjithëve të ulen në tryezë e të bëjnë edhe kilometrin e fundit “, pohoi Hahn.

Sakaaq, Rama shprehu edhe njëherë gatishmërinë për dialog duke thënë se është i gatshëm “të përqafojë opozitën”.

“Jam gati ta përqafoj opozitën, unë e përqafoj opozitën se nuk e kam harruar kur isha vetë në opozitë dhe pavarësisht të gjitha përpjekjeve për dialog me qeverinë ndesheshim me murin shurdh që nuk i solli asnjë të mirë askujt”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reforma në Drejtësi kryefjala e dialogut Shqipëri - BE, Hahn: Jemi optimist por ka ende shumë për të bërë
Dokumenti i themelimit të Partisë Demokratike »
Article Logic
Execution time: 0.013189077377319
array(1) { ["section"]=> string(113) "rama-fton-opoziten-ne-tryeze-gati-t-ju-perqafoj-hahn-beni-edhe-kilometrin-e-fundit-per-reformen-ne-drejtesi-36391" }