Rama fyen sërish gazetarët në konferencën e mbylljes së vitit, ATA...qeshin (!!!)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:31 29-12-2017 Rama fyen sërish gazetarët në konferencën e mbylljes së vitit, ATA...qeshin (!!!)

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalimin përmbyllës nga kryeministria duke renditur për të disatën herë, gjërat që ka bërë mirë ai dhe qeveria e tij.

Në momentin kur gazetarët duhet t’i bënin pyetjet e tyre, pas ligjëratës së gjatë të kryeministrit, ky i fundit, nuk u kursye edhe njëherë për t’i cilësuar si “kazan”, një “epitet” aq shumë i përdorur prej tij që ka nisur të gjejë zbatim edhe në fjalorin e përditshëm, politikë-media.

“Jeni të gatshëm që t’i bëni pyetjet bashkë dhe t’i mbyllni apo do vazhdoni si këtë vit? Atëhere... e kuptova, kazan komplet”, tha shefi i qeverisë pa marrë çuditërisht asnjë përgjigje a reagim të vetë gazetarëve.

Madje disa prej tyre buzëqeshën, a thua se kryeministri u bëri ndonjë kompliment

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027837991714478
array(1) { ["section"]=> string(79) "rama-fyen-serish-gazetaret-ne-konferencen-e-mbylljes-se-vitit-ata-qeshin-104801" }