Rama-gazetarëve: E di që më doni por nuk më duroni... (URIMI PIKANT PËR FUNDVIT, FUGA QESH!)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:39 29-12-2017 Rama-gazetarëve: E di që më doni por nuk më duroni... (URIMI PIKANT PËR FUNDVIT, FUGA QESH!)

Në mbyllje të konferencës së gjatë të fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama pasi i ka cilësuar për të disatën herë kazan, i ka falenderuar gazetarët dhe i ka uruar Vitin e Ri në mënyrën e tij pikante që solli jo vetëm të qeshura në radhët e gazetarëve por edhe të Endri Fugës, drejtorit të komunikimit me median, ulur krah tij.

"Faleminderit që më keni duruar.  E di që më doni por nuk më duroni, vazhdoni kështu me dashuri e padurim dhe uroj që vitin e ardhshëm ta ngrini nivelin se do jeni të gjithë nga një vit më të rritur. Uroj që vitin e ardhshëm pyetjet t'i keni më shumë si raketa kozmike se sa këpucë që duken si raketa.

Kalofshi mirë vitin e ri me familjen, miqtë, të dashurit e zemrës dhe patjetër edhe me pronarët”, përmbylli kryeministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23145508766174
array(1) { ["section"]=> string(91) "rama-gazetareve-e-di-qe-me-doni-por-nuk-me-duroni-urimi-pikant-per-fundvit-fuga-qesh-104813" }