Rama - gazetarëve pasi takon Metën: Meritoni një fundjavë shumë të qetë (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 14:25 03-10-2015 Rama - gazetarëve pasi takon Metën: Meritoni një fundjavë shumë të qetë (FOTO)

Ora 17:39- Ka përfunduar takimi rreth 1 orë e 40 minuta mes kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit Meta. Asnjë koment nga ana e kryeministrit mbi atë çfarë u diskutua por vetëm një urim për gazetarët te dera e kryesisë së Kuvendit: “Meritoni një fundjavë shumë të qetë”. Kaq tha shefi i kabinetit dhe vazhdoi rrugën në këmbë për tek Kryeministria.

Ora 16:00- Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në kryesinë e Kuvendit. I veshur casual, vetëm, me duar në xhepa dhe në këmbë e ka bërë rrugën nga Kryeministria  te Kuvendi, shefi i kabinetit për takimin me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Pak para tij, në zyrë kishte mbërritur edhe kryeparlamentari, me makinën e tij. Mendohet se synimi i këtij takimi është situata politike në vend.

Çështja e CEZ ka krijuar jo pak tension dhe zërat flasin për një përçarje të mundshme mes kreut të Kuvendit dhe shefit të qeverisë dhe duket se ky do të jetë fokusi i bisedës ndonëse Rama i dërgoi sinjal të qartë nga New York-u kreut të Kuvendit kur i tha së “çështja e CEZ është e mbyllur”.

Shefi i kabinetit zhvillon takimin me Metën menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Polici i Portokallisë stërvitet për nisjen e sezonit të ri por a është gati?
Pas Ramës, Naço futet te kryesia e Kuvendit për të takuar Metën »
Article Logic
Execution time: 0.4025251865387
array(1) { ["section"]=> string(79) "rama-gazetareve-pasi-takon-meten-meritoni-nje-fundjave-shume-te-qete-foto-22249" }