Rama-gazetarëve për ligjin e arsimit: Ça problemi ka? Reforma revulucionare, spekulohet me të varfërit

Publikuar tek: politike, më 12:14 22-07-2015 Rama-gazetarëve për ligjin e arsimit: Ça problemi ka? Reforma revulucionare, spekulohet me të varfërit Edi Rama

Menjëherë pas konferencës së Deutsche Telekom kryeministri  Rama ka mbajtur qëndrimin e ij të përsëritur para gazetarëve lidhur me ligjin për Arsimin e Lartë. Për Ramën kjo është një reformë revulucionarizuese, që nuk prek të varfërit por garanton konkurencë e transparencë për çdokënd që do dhe e meriton të arsimohet.

“Ça problemi ka?”, u përgjigj Rama pyetjes së gazetares lidhur me kundërshtimet e ligjit.

“Akademik është fjalë e madhe po ne kemi patur procesin më të madh më të gjithëpërfshirës për të krijuar një ligj me një reformë revulucionarizuese dhe produkti është absolutisht shumë i mirë dhe është për të ardhur keq si spekulohet me të varfërit duke gënjyer në mënyrën më të paparanueshme ligji garanton konkurencë transparencë për çdokënd që dëshiron e meriton”.

Shteti do mbështesë fëmijët e shtresës së varfër për të mbyllur me sukses arsimimin kur ata janë të aftë.  Ligji mbështet ata që janë të shkëlqyer dhe ajkën e studentëve.

Ligji siguron të gjitha degët prioritare duke nisur nga matematika te anglishtja ose... rradhën ndryshojeni si të doni” renditi kryeministri argumentet e tij duke theksuar se ky ligj vjen pas 22 vitesh privilegjesh të pamerituara dhe degradimi.

Të gjithë janë të barabartë, konkurencë, meritë...

 “Garanci për prindërit që nuk shkojnë dëm mundimet e të rinjve kur në fund të rrugëtimit akademik janë kthyer në të papunë pa asnjë vlerë. Jemi në Europë me këtë ligj. Sfidat janë përpara, gjithcka do nisë shtatorin e vitit të ardhshëm jo këtë vit”, njoftoi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nikolla komenton kundërshtimin e të shoqit, falenderon edhe Palokën
Fuga i përgjigjet Ramës: S’jap mësime në 7 universitete dhe s’marr rryshfet, por mendoj se ligji është antikushtetues »
Article Logic
Execution time: 0.0039558410644531
array(1) { ["section"]=> string(105) "rama-gazetareve-per-ligjin-e-arsimit-ca-problemi-ka-reforma-revulucionare-spekulohet-me-te-varferit-16749" }