Rama: Gjermanëve u shpjegova si funksionon kazani në Shqipëri

Publikuar tek: barometri, më 07:45 27-04-2018 Rama: Gjermanëve u shpjegova si funksionon kazani në Shqipëri

Ashtu siç edhe flitej në media, kryeministri Edi Rama është distancuar dhe besohet të ketë kërkuar ndjesë për një artikull të publikuar nga një media pranë qeverisë që akuzonte zyrtarin e lartë gjerman Gunther Krichbaum.

I pyetur lidhur me këtë histori, kreu i qeverisë e quajti artikullin si “thashethem i kazanit në Tiranë” që u përkthye në gjermanisht dhe u dërgua në Berlin.

“Unë kam thënë se historia e treguar në Tiranë, e përkthyer në gjermanisht dhe e çuar në Berlin, është një histori e thashethemeve të kazanit në Tiranë, këtë kam thënë unë aty dhe madje kam shpjeguar edhe si funksionon kazani në Tiranë. Kazan e kam thënë në turqisht dhe jam munduar ta shpjegoj”, u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033318996429443
array(1) { ["section"]=> string(67) "rama-gjermaneve-u-shpjegova-si-funksionon-kazani-ne-shqiperi-118471" }