Rama: Gjyqtarët e korruptuar pengojnë zhvillimin e ekonomisë, do t’i luftojmë me vullnet të hekurt

Publikuar tek: politike, më 09:12 16-09-2015 Rama: Gjyqtarët e korruptuar pengojnë zhvillimin e ekonomisë, do t’i luftojmë me vullnet të hekurt

Kryeministri Edi Rama, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë gent Sejko ishin sot të pranishëm në tryezën e përbashkët me temë diskutimi “bankat dhe ekonomia”.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama vuri theksin te korrupsioni i gjykatësve, që sipas tij pengon zhvillimin ekonomik të vendit.

“Më shqetëson mungesa e kryetarëve të Gjykatave sot. Besoj se nëse ka një shembull kuptimplotë se si një drejtësi e korruptuar mund të pengojë ekonominë dhe zhvillimin ekonomik, këtë shembull na e jep Gjykata e korruptuar në raport me ekzekutimin e kolateralëve”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama tha se ulja e nivelit të kredive të këqija ka qenë një prioritet i qeversë.

“Jemi të vetëdijshëm që puna e bërë për uljen e kredive të këqija prej një niveli katastrofik 28% në një nivel prapë të latrë 20% ka një limit. Ky limit përcaktohet nga korrupsioni në drejtësi. Ne e kemi marë me shumë shqetësim çëshjten e kredive të këqija si shprehjen e një ekonomie në krizë por edhe një gjëndje financiare tejet kaotike”, tha Rama.

Rama u shpreh se aksionet e qeverisë si ai i energjisë elektrike dhe informalitetit, kanë ndihmuar në stabilizimin e ekonomisë, por sipas tij, sfida e radhës mbetet çlirimi i bankave nga korrupsioni.

“Kemi vendosur një standart etik në marrëdhëniet mes qeverisë dhe individëve apo kompanive në kontratë me qeverinë duke i shlyer detyrimet e prapambetura që ishte një kërcënim serioz për ecurinë e mëtejshme të ekonomisë, edhe operacioni kundër informalitetit për të stimuluar maksimalisht konkurencën në treg i shërben po këtij qëllimi.

Tani jemi në një fazë kyçe ku kemi nevojë për një rritje të konsiderueshme të kreditimit. Çlirimi i bankave nga kthetrat e korrupsionit të sistemit të drejtësisë”, u shpreh kryeministri Rama.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko vuri theksin te kreditë e këqija që sipas tij, mbeten ende në nivel shumë të lartë.

“Kreditë e këqija mbeten në nivel të lartë por nuk e kanë cënuar sistemin banker, ndërsa ka probleme me ekzekutimin e kolateralit”, tha Sejko.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lad Kosta i PS i përplas derën ministrit Ahmetaj. Debati për turistët çekë dhe rezidencat për pushime
Tahiri: Suksesi kundër drogës më i madh se në 25 vite, Luli dhe Muli kampionë të dështimit »
Article Logic
Execution time: 0.018512964248657
array(1) { ["section"]=> string(102) "rama-gjyqtaret-e-korruptuar-pengojne-zhvillimin-e-ekonomise-do-t-i-luftojme-me-vullnet-te-hekurt-20903" }